Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në departamentin e Krimeve të Rënda nesër në ora 9:00 do të vazhdojë seanca gjyqësore për rastin “Banjska”.

Të akuzuar për këtë rast janë Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq.


Ata përballen me akuza të rënda për përfshirje në ngjarjet e 24 shtatorit 2023 në fshatin Banjska të komunës së Zveçanit, ku një sulm i armatosur ndaj Policisë së Kosovës rezultoi me vdekjen e rreshterit Afrim Bunjaku dhe plagosjen e disa pjesëtarëve të tjerë të policisë.

Të hënë trupi gjykues ka dëgjuar dëshminë e dëshmitarit anonim “A2”.

Dëshmia e tij është bërë pa praninë e publikut.