LAJMI I FUNDIT:

Nesër protestojnë shërbyesit civil dhe punonjësit e administratës shtetërore para Qeverisë

Nesër protestojnë shërbyesit civil dhe punonjësit e administratës shtetërore para Qeverisë
Foto: Arkiv

Sindikata e Shërbyesve Civil të Kosovës dhe Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës kanë njoftuar se nesër do të protestojnë para objektit të Qeverisë së Kosovës.

Sipas komunikatës për medie, ata po protestojnë për shkak të injorimit që po i bën Qeveria e Kosovës kërkesave të tyre.

“Kryesitë ekzekutive të SSHCK-së dhe SPAK-ut në mbledhjet e mbajtura më datën 19.11.2021 vlerësojnë gjendjen e nëpunësve civil në mbarë Administratën Publike të Kosovës dhe pas presionit të anëtarësisë së gjerë lidhur me injorimin nga ana e Qeverisë së Kosovës në realizimin e kërkesave thelbësore”, thuhet në komunikatë.


Tutje ata kanë theksuar se kërkesa të tyre janë: Ligji i Pagave, buxhetimi i mjeteve për implementimin e ligjit të pagave në ligjin për buxhet për vitin 2022, marrëveshja e Përgjithshme Kolektive, Sigurimi Shëndetësor, njohja e përvojës së punës të gjithë zyrtarëve publik – SHC të dëbuar padrejtësisht dhe me dhunë nga puna gjatë viteve të 90-ta, caktimi i pagës minimale si dhe tendenca për frikësimin dhe politizimin e Shërbimit Civil përmes plotësim ndryshimit të ligjit për zyrtarët publik.

“Qeveria e Kosovës nuk është duke shprehur gatishmëri të plotë për të diskutuar lidhur me këto kërkesa substanciale të adresuara nga SSHCK- ja dhe SPAK-u”, thuhet në komunikatë.

“Andaj, konform Ligjit mbi Organizimin Sindikal në Kosovë Nr. 04/L-011, si dhe Ligjit për Tubimet Publike Nr. 03/L-118 Sindikata e Shërbimit Civil e Kosovës si dhe Sindikata e Pavarur e Administratës e Kosovës morën këtë vendim për protestë, e cila do të mbahet më datën 26.11.2021 duke filluar nga ora 11:00-12:00 në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Numri i pjesëmarrësve do të jetë i kufizuar për shkak të gjendjes pandemike”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Kronika e Zezë
Gjobitet LDK me 20 mijë euro pasi një kandidate për deputete krahasoi Albin Kurtin me Adolf Hitlerin

Gjobitet LDK me 20 mijë euro pasi një kandidate për deputete krahasoi Albin Kurtin me Adolf Hitlerin

Lajme
Dyshohen për falsifikim të dokumentit, çifti me fëmijë ndalohen në Aeroportin e Prishtinës

Dyshohen për falsifikim të dokumentit, çifti me fëmijë ndalohen në Aeroportin e Prishtinës

Kronika e Zezë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Haradinaj: Strukturat ilegale të Serbisë në Kosovë duhet të trajtohen si çështje e zbatimit të ligjit, jo si çështje e Asociacionit

Haradinaj: Strukturat ilegale të Serbisë në Kosovë duhet të trajtohen si çështje e zbatimit të ligjit, jo si çështje e Asociacionit

Lajme
Kalo në kategori