LAJMI I FUNDIT:

Nesër protestojnë punëtorët e Lotarisë së Kosovës

Nesër protestojnë punëtorët e Lotarisë së Kosovës

Punëtorët e Lotarisë së Kosovës do të protestojnë nesër sërish për miratimin e ligjit për ta.

Protesta do të nis në ora 11:00 dhe do të mbahet para ndërtesës së qeverisë.


“Çështja e Lotarisë së Kosovës ende vazhdon të mbetet peng i vendimeve politike qysh nga viti 2019,ndërsa punëtorët e saj janë në gjendje të rëndë ekonomike dhe ekzistenciale. Qeveria është aksionare dhe pronare e vetme e Lotarisë së Kosovës dhe ka obligim ndaj punëtorëve të saj” thuhet në njoftimin e tyre.

Lotaria e Kosovës kërkon nga Qeveria t’i ndihmojë në realizimin e së drejtës themelore për të punuar.