LAJMI I FUNDIT:

Nesër protestë në Skenderaj

Nesër protestë në Skenderaj

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) nga Klina e Poshtme e Skenderajt, do të protestojnë nesër në shenjë revolte ndaj arrestimit të ish-luftëtarit të UÇK-së, Haki Hajdari, i njohur si Haki Drenica.

“Veteranët e luftës së UÇK-së të fshatit Klinë e Poshtme në bashkëpunim me organizatat e dala nga lufta e UÇK-së në Skenderaj, nesër më datë 19.05.2017, në ora 12:00, në sheshin Adem Jashari në Skenderaj, organizojnë protestë gjithëpopullore kundër arrestimit të Haki Drenicës.


Organizatorët e protestës ftojnë qytetarët e Skenderajt që të marrin pjesë masovikisht në këtë protestë”, thuhet në njoftim./Telegrafi/