Drejtoria për Bujqësi e Komunës së Pejës ka njoftuar fermerët përfitues se të premten, më 7 gusht 2026, do të bëhet shpërndarja e mekanizmit bujqësor – rotokosave.

Sipas njoftimit, gjithsej 18 rotokosa do t’u shpërndahen fermerëve përfitues në oborrin e Shkollës Fillore “28 Nëntori” në fshatin Raushiq.


Shpërndarja do të nisë në orën 11:00.

Drejtoria për Bujqësi ka theksuar se tërheqja e pajisjes së përfituar duhet të bëhet detyrimisht me traktor.

Fermerët përfitues janë ftuar që të respektojnë orarin dhe kushtin e përcaktuar për tërheqjen e mekanizmit bujqësor. /Telegrafi/