Nis aplikimi për subvencionim të termoizolimeve të jashtme, kulmeve, ndërrim të dritareve dhe dyerve të jashtme
Ministria e Ekonomisë (ME) dhe Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE) kanë lansuar thirrjen publike për projektin “Zbatimi i masave të efiçiencës së energjisë për shtëpitë individuale të banimit”.
Ky projekt ka për qëllim mbështetjen e konsumatorëve familjar përmes rritjes së efiçiencës së energjisë në shtëpitë individuale dhe mbështet nga Bashkimi Evropian, si pjesë e Pakos Emergjente, siguruar përmes Qeverisë së Republikës së Kosovës me Marrëveshjen Financiare IPA III.
Projekti përfshin subvencionimin e kostos së zbatimit të masave të përzgjedhura të efiçiencës së energjisë në shtëpi të banimit, si izolimi i jashtëm i shtëpisë, ndërrimi i dritareve, derës së hyrjes dhe izolimi i kulimit, sipas standardeve minimale dhe kritereve të përcaktuara nga FKEE.
Subvencionimi përkatësisht rimbursimi i kostos së zbatimit të masave është i kufizuar në masën deri në 45%, apo shumën maksimale deri në 5,500 Euro si kufi maksimal i mundshëm për një shtëpi – përfitues individual, e destinuar vetëm për banim privat/familjar. Kurse, deri në 50% arrin shuma e financimit, kur prona është në bashkëpronësi të bashkëshortëve, ose nëse gruaja është pronare e shtëpisë.
Aplikimi do të bëhet përmes platfromës eKosova (ekosova.rks-gov.net) dhe do të fillojë me datën 08 gusht 2023. Informatat për shpalljen do të jenë të publikuara nga nesër në ueb-faqen e Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë.
Ky projekt ka për qëllim mbështetjen e konsumatorëve familjar përmes rritjes së efiçiencës së energjisë në shtëpitë individuale dhe kap vlerën 10 milionë Euro.
Në konferencën e mbajtur me rastin e lansimit të kësaj thirrje, Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se mbetemi të përkushtuar që çështjen e efiçiecës ta trajtojmë me priortet dhe këtë e kemi dëshmuar jo vetëm me vendosjen e trageteve ambicioze në Strategjinë e Energjisë, por edhe me veprime konkrete që po i ndërmarrim për dy vite.
Rizvanolli theksoi se me lansimin e këtyre masave qytetarëve do t’iu sigurohet një ambient më i ngrohtë në dimër, e më i freskët në verë dhe ky investim do të ndikojë direkt edhe në faturën e energjisë elektrike për familjet, por edhe për nevojën për subvencionim rast të krizave më të cilat jemi përballur vitet e kaluara.
“Të gjithë qytetarët do të kenë mundësi të përfitojnë subvencion prej 45% të vlerës së investimit, për t’i rinovuar shtëpitë e tyre, për t’i bërë ato më efiçiente. Qytetarët mund aplikojnë për renovim të shtëpisë që përfshinë izolimin e shtëpisë, ndërrimin e dyerve, dritareve dhe izolimin e kulmit”, pohoi Rizvanolli.
Në javën tjetër, Ministria e Ekonomisë do të shpallë thirrjet për subvencionim të efçiencës të energjisë, ku do të përfshihen për herë të parë pajisjet efiçiente shtëpiake, sistemet solare termike për ngrohje të ujit, kurse deri në fund të muajit do të lansohen thirrjet për pajisjet e ngrohjes.
Në konferencë kanë marrë pjesë edhe anëtarja e Bordit të Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, Nora Arifi, përfaqësuesi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Alessandro Bianciardi dhe përfaqësues tjerë të institucioneve të Republikës së Kosovës./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
Miratimi i buxhetit 2025, Kurti: Ky buxhet është i qytetarëve dhe për qytetarët
PostCHAT ju pret!
Rezervo tani, përfito çmime speciale për udhëtime gjatë fundvitit nga Gjeneva drejt Prishtinës!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme