LAJMI I FUNDIT:

Nesër Kuvendi i Kosovës shënon Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë

Nesër Kuvendi i Kosovës shënon Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë

Nesër, më 15 shtator 2016, Kuvendi i Kosovës shënon tradicionalisht Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, duke i hapur dyert për vizitorë.

“Qytetarë, studentë dhe nxënës (nga shtatë qendrat rajonale të Kosovës, transportin e të cilëve e ka organizuar Kuvendi) do të vizitojnë ndërtesën e legjislativit të vendit dhe do të njihen me punën përfaqësuesve të tyre të zgjedhur”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.


Në ditën Ndërkombëtare të Demokracisë do të shpaloset Plani i veprimit për transparencë parlamentare dhe do të organizohen aktiviteteve të ndryshme që e afirmojnë ndërtimin e demokracisë.

AGJENDA

10.00 Ceremonia e hapjes

Kadri Veseli, kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës
James Hope, drejtor i Zyrës së USAID- në Kosovë.

10.10-10.15 Dorëzimi i hulumtimeve parlamentare nga KDI tek Kuvendi.

10.15-15.30 Aktivivitete paralele:
Hapja e Panairit të organizatave të shoqërisë civile :
Aktivitetet e Grave Deputete;
Promovimi i platformës “Vota ime”;
Promovimi i punëtorive të Demokracisë;
Kuizi i Demokracisë “Demokracia 2030”.

10.30-10.50 Ekspozita e pikturës me temë “Demokracia 2030”
(ndarjes e shpërblimeve për punimet më të mira);

11:00 –11:40 Konferencë- Lansimi dhe promovimi i Planit të Veprimit për Kuvend të hapur dhe transparent (salla-409);

11:40 -12:20 Shfaqja e filmit dokumentar “Çka do të thotë Demokraci për
ju”, të përgatitur nga OSBE (salla 409);

14.30 -15.00 Shfaqje teatrale me temë “Demokracia dhe pjesëmarrja qytetare” (Holli i Kuvendit);

16.00 Mbyllja.