LAJMI I FUNDIT:

Nesër çmimi i ri i rrymës elektrike

Nesër çmimi i ri i rrymës elektrike

Komisioni rregullator për energjetikë nesër do ta publikojë çmimin e ri të energjisë elektrike, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Vendimi final do të varet nga harxhimet e kompanive energjetike.

Përndryshe nga një korriku përpos amvisërive çmim të ri të energjisë elektrike do të kenë edhe një pjesë e kompanive të cilët do të dalin në tregun e lirë


Me këtë fillon etapa e parë nga pesë etapat e fazës së fundit të liberalizimit me të cilën përfshihen gjithsej 158 konsumatorë të kualifikuar, në mesin e të cilëve firma, institucione publike, ambasada, etj./Telegrafi/