Nesër bllokohet rruga Mavrovë-Dibër, mësoni për arsyet, vendin dhe kohën

Të gjithë ata që nesër do të udhëtojnë në drejtim të Dibrës, duhet të kenë parasysh se gjatë ditës do të ketë bllokim të rrugës Mavrovë-Dibër, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Bllokimi i rrugës do të bëhet te Ura e Mullirit, nga ora 13:00 e deri në ora 17:00, për shkak të punimeve në ndërtimin e rrugës. Lajmi bëhet i ditur nga ndërmarrja publike ''Rrugët e Maqedonisë''./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
12/06/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































