LAJMI I FUNDIT:

Nëse Trump ndërmerr veprime të diskutueshme, Pentagoni po merr ‘masa’ se si t’i përgjigjen

Nëse Trump ndërmerr veprime të diskutueshme, Pentagoni po merr ‘masa’ se si t’i përgjigjen

Zyrtarët e Pentagonit po mbajnë biseda joformale mbi mënyrën se si Departamenti i Mbrojtjes do të reagonte nëse Donald Trump urdhëron vendosjen e trupave aktive brenda vendit dhe shkarkimin masiv të stafit apolitik, thanë zyrtarë të mbrojtjes për CNN.

Trump ka sugjeruar se do të ishte i hapur për përdorimin e forcave aktive për zbatimin e ligjit brenda vendit dhe për dëbime masive, dhe ka treguar që dëshiron ta mbushë qeverinë federale me besnikë dhe të “pastrojë aktorët e korruptuar” në strukturën e sigurisë kombëtare të SHBA-së.

Në mandatin e kaluar, republikani pati një marrëdhënie të tensionuar me shumicën e drejtuesve të lartë ushtarakë, përfshirë tani-gjeneralin në pension Mark Milley, i cili ndërmori hapa për të kufizuar aftësinë e presidentit për të përdorur armët bërthamore ndërsa ishte kryetar i Shefave të Përbashkët të Shtabit.


Ndërkohë, presidenti i sapozgjedhur ka përsëritur se gjeneralët e ushtrisë amerikane janë “të zbutur”, “të dobët” dhe “udhëheqës joefektivë.”

Zyrtarët tani po parashikojnë skenarë të ndryshëm ndërsa përgatiten për një ndryshim të madh në Pentagon, transmeton Telegrafi.

“Ne të gjithë po përgatitemi dhe planifikojmë për skenarin më të keq, por realiteti është se ende nuk e dimë si do të rrjedhin gjërat”, tha një zyrtar i mbrojtjes.

Zgjedhja e Trumpit ka ngritur gjithashtu pyetje brenda Pentagonit se çfarë do të ndodhte nëse presidenti lëshon një urdhër të paligjshëm, veçanërisht nëse të emëruarit politikë brenda departamentit nuk kundërshtojnë.

“Trupat janë të detyruar me ligj të mos i binden urdhrave të paligjshëm”, tha një zyrtar tjetër i mbrojtjes dhe shtoi se “por, pyetja është se çfarë ndodh më pas – a do të shohim dorëheqje nga liderët e lartë ushtarakë? Apo do ta shihnin atë si braktisje të njerëzve të tyre?”

Nuk është e qartë në këtë pikë se kë do ta zgjedhë 78-vjeçari për të udhëhequr Pentagonin, megjithëse zyrtarët besojnë se Trumpi dhe ekipi i tij do të përpiqen të shmangin llojin e marrëdhënies “armiqësore” që ai pati me ushtrinë gjatë administratës së fundit, tha një ish-zyrtar i mbrojtjes me përvojë nga administrata e parë e republikanit.

“Marrëdhënia midis Shtëpisë së Bardhë dhe DoD-së ishte vërtet, vërtet e keqe, dhe kështu… Unë e di se është një prioritet për ta zgjedhur kujdesshëm personelin që do të vendosin në DoD këtë herë”, tha ish-zyrtari.

Zyrtarët e mbrojtjes po nxitojnë gjithashtu të identifikojnë punonjësit civilë që mund të ndikohen nëse Trump rikthen Kategorinë F, një urdhër ekzekutiv që ai lëshoi në vitin 2020, i cili, nëse zbatohet, do të klasifikonte pjesë të mëdha të punonjësve federalë karrierë, apolitikë në qeverinë e SHBA-së, duke i bërë ata më të lehtë për t’u larguar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ushtarët ukrainas i reagojnë Trumpit: Nëse na mbarojnë plumbat amerikanë, do të gjejmë armë tjera

Ushtarët ukrainas i reagojnë Trumpit: Nëse na mbarojnë plumbat amerikanë, do të gjejmë armë tjera

Botë
Shpërthimi bëri që nëntë ushtarë rusë të dorëzohen tek forcat speciale ukrainase pranë Pokrovsk

Shpërthimi bëri që nëntë ushtarë rusë të dorëzohen tek forcat speciale ukrainase pranë Pokrovsk

Evropa
Një zyrtar i Kievit tregon se çfarë do të propozojë Ukraina në bisedimet me SHBA-në në Arabinë Saudite

Një zyrtar i Kievit tregon se çfarë do të propozojë Ukraina në bisedimet me SHBA-në në Arabinë Saudite

Botë
Pse bisedimet për paqen në Ukrainë po zhvillohen në Arabinë Saudite?

Pse bisedimet për paqen në Ukrainë po zhvillohen në Arabinë Saudite?

Botë
Fluturakja misterioze e Forcave Hapësinore të SHBA-së kthehet në Tokë ndërsa autoritetet nuk flasin mbi atë që kishte bërë gjatë 434 ditëve të saj në orbitë

Fluturakja misterioze e Forcave Hapësinore të SHBA-së kthehet në Tokë ndërsa autoritetet nuk flasin mbi atë që kishte bërë gjatë 434 ditëve të saj në orbitë

Botë
Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Botë
Kalo në kategori