LAJMI I FUNDIT:

Nëse do të mbaheshin nesër zgjedhjet, ja cilët parti do të votoheshin më shumë në Maqedoni

Nëse do të mbaheshin nesër zgjedhjet, ja cilët parti do të votoheshin më shumë në Maqedoni

OBRM-PDUKM tek maqedonasit dhe BDI tek shqiptarët vazhdojnë të kenë primatin sa i përket besueshmërisë së elektoratit edhe nëse sërish mbahen zgjedhje parlamentare.

Kështu kanë treguar rezultatet e anketës së fundit të televizionit Telma, e cila në bashkëpunim me Qendrën Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar, anketën në fjalë e ka realizuar nga data 10-15 maj me 1000 qytetarë, shkruan gazeta KOHA.

Anketa, mes tjerash tregon se, edhe pas 27 prillit, kur protestues të iniciativës “Për Maqedoni të përbashkët” hynë dhunshëm në Parlament dhe rrahën keq deputetët, sërish kryeson OBRM-PDUKM e Nikolla Gruevskit. Kështu që, në pyetjen “Nëse nesër mbahen zgjedhjet parlamentare, për cilën parti do të kishit votuar?”, për OBRM-PDUKM janë shprehur 24.5 për qind, LSDM ka marrë 23.7, BDI 8.5, BESA 3.7, Aleanca për Shqiptarët 1.8, PDSH 1.1, ndërsa nuk kanë treguar 13.7 për qind, ndërsa “nuk e di” kanë thënë 10.8 për qind.


Të pyetur sipas etnitetit, për të njëjtën pyetje, për PDUKM-në do të votonin 33.0 për qind e maqedonasve, derisa për partinë e Zoran Zaevit – 26.2 për qind. Tek shqiptarët, përqindje më të madhe ka marrë partia e Ali Ahmetit. Për BDI-në, nëse zgjedhjet do të mbaheshin nesër, janë shprehur 38.7 për qind, për BESËN 17.1, për Aleancën e Shqiptarëve 8.3, derisa për LSDM-në kanë thënë se do të votojnë 12.4 për qind e të anketuarve shqiptarë.

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Politikë
Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Politikë
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori