Bruno Fernandes është rikthyer në radarin e klubeve nga Arabia Saudite, me Al-Ittihad që raportohet se po shqyrton një ofertë për kapitenin e Manchester United.

Portugezi humbi një penallti në barazimin 1-1 të United ndaj Fulham, duke shtuar presionin mbi të në nisje të sezonit.


Fernandes ka qenë më parë objekt i interesimit nga Arabia Saudite, me Al-Hilal që vitin e kaluar kishte ofruar rreth 100 milionë euro.

Megjithatë, mesfushori zgjodhi të qëndronte në Old Trafford.

Sipas The Guardian, deri më tani nuk ka pasur kontakte të reja as me klubin dhe as me lojtarin, por afati kalimtar po hyn në ditët e fundit dhe spekulimet vazhdojnë.

Nëse Fernandes do të shitej, kjo do të hapte rrugën për United që të ringjallte interesimin për mesfushorin e Brighton, Carlos Baleba.

22-vjeçari kamerunas vlerësohet mbi 100 milionë euro nga “Seagulls”, duke e bërë një objektiv të kushtueshëm për “Djajtë e Kuq”.

Shitja e Fernandes mund të jetë çelësi për ta bërë të realizueshme këtë transferim të madh. /Telegrafi/

telegrafi sport app