LAJMI I FUNDIT:

Nëse i lani atletet në rrobalarëse, shtoni këtë përbërës: Ky truk zgjidh problemin e pakëndshëm me këpucët!

Nëse i lani atletet në rrobalarëse, shtoni këtë përbërës: Ky truk zgjidh problemin e pakëndshëm me këpucët!

Nëse keni një palë atlete apo këpucë të cilat i mbathni çdo ditë, ekziston mundësia e madhe që kanë filluar të lirojnë aroma të pakëndshme

Kombinimi i djersës dhe i vapës në një zonë të vogël është i përsosur për zhvillim të baktereve.

Për t’i pastruar atletet tuaja dhe për t’i eliminuar aromat e pakëndshme, provoni këtë metodë të thjeshtë, shkruan Real Simple, përcjell Telegrafi.


Nëse atletet mund t’i lani në rrobalarëse, aktivizoni rrobalarësen në larje të lehtë, të nxehtë me pak detergjent për rroba dhe me një gotë uthull.

Mos shtoni zbutës, sepse ai mund t’i shkatërrojë atletet tuaja. Pasi ta përfundoni larjen, nxirrni në diell që të thahen.

Kurrë mos i fusni në makinë tharëse, sepse ngjitësi do të mund të dobësohej dhe atletet do të mund të dëmtohen.

Nëse atletet nuk ju janë të përshtatshme për larje në rrobalarëse, lani me dorë.

Ekzistojnë edhe disa gjëra që mund të bëni për të mos krijuar erë të pakëndshme në atlete.

Mos vishni të njëjtat atlete çdo ditë. Kur ruani këpucët në fund të sezonit, gjithnjë lajini së pari dhe vendosni në to letër që do të thithë të gjithë lagështinë. Mund të vendosni gjithashtu një shtresë pluhuri pa erë për këpucët, psh., sodë buke, por para se t’i vishni sërish, hiqni pluhurin. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Ky është qyteti më i ngushtë në botë: U ndërtua mbi lumin midis dy shkëmbinjve të thepisur

Ky është qyteti më i ngushtë në botë: U ndërtua mbi lumin midis dy shkëmbinjve të thepisur

Udhëpërshkrime
Trajneri Arbër Peci sfidon mitet e fitnesit:

Trajneri Arbër Peci sfidon mitet e fitnesit: "Coca-Cola" mund t’ju ndihmojë të humbni peshë

Stil
Truqet që shpëtojnë: Thoni lamtumirën njollave nga vaji, lotëve kur qëroni qepë...

Truqet që shpëtojnë: Thoni lamtumirën njollave nga vaji, lotëve kur qëroni qepë...

Bëje vet
Trajneri i CrossFit, Egzon Shkololli me mesazh motivues për të rinjtë: Nëse do të arrish në sport duhet të sakrifikosh shumë gjëra - familjen, shëndetin, kënaqësitë

Trajneri i CrossFit, Egzon Shkololli me mesazh motivues për të rinjtë: Nëse do të arrish në sport duhet të sakrifikosh shumë gjëra - familjen, shëndetin, kënaqësitë

Stil
A je në mesin e tyre? Këto gjashtë shenja horoskopi kanë gjasa më të mëdha të bëhen të famshëm

A je në mesin e tyre? Këto gjashtë shenja horoskopi kanë gjasa më të mëdha të bëhen të famshëm

Pesë zhurmat e shtëpisë që nuk duhet t'i injoroni kurrë

Pesë zhurmat e shtëpisë që nuk duhet t'i injoroni kurrë

Bëje vet
Kalo në kategori