LAJMI I FUNDIT:

“Nëse keni video-dëshmi të dhunimit, lirisht publikojeni”, Gjiko dhe avokati i tij ngrisin padi të tjera ndaj gazetave online për shpifje

“Nëse keni video-dëshmi të dhunimit, lirisht publikojeni”, Gjiko dhe avokati i tij ngrisin padi të tjera ndaj gazetave online për shpifje

Reperi i njohur nga Peja, Asdren Gjikolli – Gjiko, tash e sa kohë po përballet me një situatë të pakëndshme.

Ndaj tij është ngritur një padi për dhunim nga një vajzë e SOS Fshatit, e cila pretendon se ishte 17 vjeçare kur u dhunua nga reperi nën premtimin e një karriere për t’u bërë këngëtare.

Rasti – të cilin Gjiko e cilëson të tërin si një inskenim dhe mashtrim të opinionit, është tashmë në duart e organeve të ligjit.


Avokati i reperit, Kujtim Kërveshi, ka konfirmuar për Telegrafin se do të ngriten padi të reja ndaj disa mediumeve që në mbrëmjen e 8 prillit, publikuan artikuj nën titullin se “ekziston një video-dëshmi” e dhunimit – gjë e cila sipas reperit dhe avokatit të tij nuk ekziston.

Gjiko thyen heshtjen për akuzat e rënda me të cilat po përballet, paditë dy mediume për shpifje
Lexo po ashtu Gjiko thyen heshtjen për akuzat e rënda me të cilat po përballet, paditë dy mediume për shpifje

“Javën tjetër dorëzohen padi të reja në gjykatë ndaj disa prej gazetave online për shpifje, gjegjësisht artikullin e mbrëmshëm (e premte), ku shkruhej se ekziston një video-dëshmi, e cila në të vërtetë nuk ekziston”, ka thënë avokati i reperit për Telegrafin.

Kujtim Kërveshi (Foto: Telegrafi)

Reperi i hitit “X5” ndërkohë gjithashtu ka publikuar disa video në InstaStory, duke kërkuar nga ato media që të publikojnë videon në fjalë – meqenëse e paskan në “posedim”.

“Përshëndetje popull i dashur, nëpër gazeta po shkruajnë për mua që unë e paskam një video që e kam dhunuar dikë. Nëse e kanë atë video po ju them lirisht publikojeni se edhe unë jam shumë kurioz për ta parë. Ajo video nuk ekziston sepse nuk ka ndodhur kurrë, sepse unë kurrë në jetën time nuk e kam dhunuar askën”, ka thënë Gjiko.

Tutje, ai tha se nuk do t’i ndalë paditë për gazetat online që kanë publikuar këtë artikull në dëmtim të imazhit të tij.

“Amo qysh i kam bërë paditë përpara, do të vazhdoj të bëj padi apet për krejt gjërat e pavërteta që i publikoni për mua. Kështu që ju vazhdoni me lajme, unë vazhdoj me padia, edhe e shohim në gjyq kush është duke gënjyer e kush është duke e thënë të vërtetën”, tha tutje reperi pejan. /Telegrafi/

Foto: Gjiko/Instagram

Në trend Magazina

Më shumë
Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Magazina
“Valixhja e Tundimeve”, Gjesti tregon pse zgjodhi të ndajë shtratin me Rizartën

“Valixhja e Tundimeve”, Gjesti tregon pse zgjodhi të ndajë shtratin me Rizartën

Magazina
Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Magazina
Gjesti lexon zarfin e fundit të Valixhes së Tundimeve: Tre ish-banorë rikthehen në shtëpi për t'u bërë pjesë e garës

Gjesti lexon zarfin e fundit të Valixhes së Tundimeve: Tre ish-banorë rikthehen në shtëpi për t'u bërë pjesë e garës

Magazina
“Nuk dua t’i shoh me sy”, Gjesti diskuton me Gertën për ish-banorët: S’rri këtu, dal nga shtëpia

“Nuk dua t’i shoh me sy”, Gjesti diskuton me Gertën për ish-banorët: S’rri këtu, dal nga shtëpia

Magazina
Neda – Rozanës për Livian: Ti e ke vjedhur Big Brother-in e saj, e lëshove sepse nuk të shërben më

Neda – Rozanës për Livian: Ti e ke vjedhur Big Brother-in e saj, e lëshove sepse nuk të shërben më

Magazina
Kalo në kategori