Në Kataluni të dielën mbahet referendumi ku ky regjion kërkon të ndahet nga Spanja.

Nëse përgjigja do të jetë ‘po’ atëherë klubet katalunase si Barcelona, Espanyol dhe Girona duhet të kërkojnë zgjidhje.


Për këtë ka folur Gerard Figueras, drejtori i përgjithshëm i sportit në Generalitet de Catalunya (Qeveria e Katalunisë).

Në një intervistë të dhënë për ‘Gazzetta dello Sport’, Figueras ka thënë se pritet revolucion në sport.

“Për ne është e qartë se sporti është pjesë e rëndësishme e referendumit. Nëse do të fitojë ‘Po’-ja, imazhi i parë i pavarësisë së vërtetë të Katalonjës do të jetë ai i kombëtares katalanase në një ndeshje futbolli zyrtare”.

champions league fc barcelona vs juventus 5994a962 982a 11e7 bef3 183dfba5e438

“Ajo që nuk dihet është se çfarë do të ndodhë me ekipet profesioniste, ku do të luajnë skuadrat katalanse dhe veçanërisht Barcelona”.

“Nuk ka një përgjigje të saktë. Në rast të një vote pro pavarësisë, skuadrat katalanase që luajnë në La Liga, Barcelona, Espanyol dhe Girona do të duhet të vendosin seku do të luajnë”

“Opsion mbetet kampionati spanjoll apo në një vend afër si Itali, Francë apo Angli. Pasi klubet të kenë vendosur do të zhvillohen negociatat me federatën që organizon kampionatin e përzgjedhur”, ka thënë Figueras. /Telegrafi/

telegrafi sport app