LAJMI I FUNDIT:

Nëse jo Haaland, Barcelona shkon me të gjitha forcat për Salah

Nëse jo Haaland, Barcelona shkon me të gjitha forcat për Salah

Barcelona është duke synuar që sa më parë të realizojë transferimin e Erling Haaland nga Dortmundi.

Klubi katalunas e di se do të jetë e vështirë të transferojë sulmuesin norvegjez, pasi Real Madridi dhe Manchester City janë po ashtu në garë.

Sipas asaj që raporton, AS, nëse Blaugranasit nuk ia dalin të transferojnë Haalandin – atëherë do të fokusohen në transferimin e Mohamed Salah.


Salah nuk e kanë ndërmend të qëndrojë te Liverpooli me kushtet aktuale, agjenti i tij reagoi me disa buzëqeshje në rrjetet sociale pas deklaratës së Klopp
Lexo po ashtu Salah nuk e kanë ndërmend të qëndrojë te Liverpooli me kushtet aktuale, agjenti i tij reagoi me disa buzëqeshje në rrjetet sociale pas deklaratës së Klopp

Sulmuesi egjiptian nuk po arrin marrëveshje me Liverpoolin për rinovimin e kontratës, andaj nuk e përjashton largimin nga Anfield.

Nëse Salah vendosë që të largohet nga The Reds, atëherë Barcelona do të synojë transferimin e tij.

Ai ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me Liverpoolin dhe katalunasit mund ta transferojnë atë për shumën e 65 milionë eurove. /Telegrafi/