Propozimi i 43 deputetëve të Kuvendit të Kosovës për shfuqizimin e Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar, që njihet si Gjykata Speciale për krime të luftës në Kosovë, mund ta komplikojë edhe më tej situatën në vend, vlerësojnë ekspertët e çështjeve juridike penale ndërkombëtare dhe njohësit e zhvillimeve politike.
Deputetë nga partitë në pushtet dhe në opozitë, kanë theksuar se kërkesa për shfuqizimin e Gjykatës Speciale mbetet në Kuvend dhe presin që ajo të procedohet.
Profesori i të Drejtës Penale ndërkombëtare, Ismet Salihu, thotë se edhe në rast se propozimi procedohet në Kuvend, shfuqizimi i ligjit mund të përballet me mjaft probleme.
Fillimisht, sipas tij, kërkohen masat për ndryshimet kushtetuese, të cilat e kanë mundësuar themelimin e Gjykatës Speciale. Ne këtë pikë nevojiten dy të tretat e votave të deputetëve të Kuvendit, si dhe dy të tretat e votave të deputetëve që përfaqësojnë komunitetet pakicë.
“Gjithashtu, duhet të revokohet, marrëveshja ndërkombëtare e lidhur midis presidentes së Kosovës atëherë, Atifete Jahjaga dhe ambasadorit të Holandës, me të cilën është vendosur që selia e kësaj gjykatë të jetë në Hagë, në Holandë. Kjo është çështje mjaft e ndërlikuar në aspektin juridik penal ndërkombëtar, sepse kjo është dhe gjykatë ndërkombëtare.Është gjykatë e Kosovës, por është edhe gjykatë ndërkombëtare”.
Profesor Salihu shtoi se edhe në rast se do të mund të arriheshin votat e nevojshme për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale, drejtësia ndërkombëtare posedon variantet alternative, të cilat, sipas tij, politikisht mund të jenë edhe më të dëmshme për Kosovën.
“Edhe me supozimin që mund të arrihet shfuqizimi i Ligjit për Gjykatën Speciale, atëherë, siç kanë thënë ndërkombëtarët edhe në vitin 2015, se po që se Kosova nuk e themelon këtë gjykatë, do ta themelojë Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Kështu që, në këtë variant, me siguri që komuniteti ndërkombëtar do ta përdorë këtë variantin që të themelohet nga ana e Këshillit të Sigurimit. Kjo kishte me qenë variant edhe më i keq, më negativ dhe me pasoja më të rënda për Kosovën”.
Mendim të ngjashëm ka edhe njohësi i zhvillimeve politike, Ilir Ibrahimi. Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ai thotë se në vitin 2015 Kosova ka pasur dy alternativa: Gjykatën Speciale, ashtu siç është edhe sot, të miratuar me ligjet e Kosovës ose një gjykatë të themeluar në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Sipas tij, as sot, Kosova nuk ka ndonjë situatë tjetër politike, ku do të mund të zgjidhte që të bëjë një gjykatë vendore, e cila do të merrej me krimet e supozuara.
“Ne prapë mbetemi në atë që ka kërkuar bashkësia ndërkombëtare në vitin 2015. Unë mendoj që nëse shkohet përpara me një tentim të tillë, të cilin ne e kemi parë, të klasës politike të Kosovës, atëherë do të përfundojmë me një gjykatë të Këshillit të Sigurimit, mirëpo, me një minus të madh. Atëherë do të humbim edhe ndihmën dhe përkrahjen e miqve ndërkombëtarë, duke përfshirë këtu edhe Shtetet e Bashkuara, të cilat kanë një ndikim shumë të madh në Këshillin e Sigurimit. Atëherë, nuk mund ta paramendojmë se çfarë gjykatë do të ketë në OKB, e cila do t’i gjykonte krimet e supozuara në Kosovë”.
Analisti Ibrahimi, shpreh mendimin se veprimet e pjesë së madhe të lidershipit dhe klasës politike të Kosovës lidhur me çështjen e Gjykatës Speciale, janë të pamatura.
“Mendoj që ky është një amatorizëm politik, të cilin po e shohim të klasa politike, që nuk po mendohet mirë se cili është interesi madhor i Kosovës. Mirëpo, më duket se po shikohen interesat personale dhe individuale për të tejkaluar një sfidë politike, të cilën ata edhe mund ta kenë duke vendosur edhe interesin e Kosovës para interesave të tyre”.
Më 22 dhjetor të vitit 2017, kanë dështuar dy tentime për seancë të jashtëzakonshme në Kuvend, për të votuar për propozimin e 43 deputetëve për shfuqizim të Ligjit për Gjykatën speciale. Lidhur me propozimin për shfuqizimin e Gjykatës Speciale ka pasur reagime të ashpra nga ambasadorët e vendeve të Kuintit në Kosovë.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës aktualisht gjendet në pushim deri në javën e fundit të muajit janar./rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës