LAJMI I FUNDIT:

Nëse femra e martuar duket mirë, me gjithë moshën që ka: Qe se kush e ka meritën për të!

Nëse femra e martuar duket mirë, me gjithë moshën që ka: Qe se kush e ka meritën për të!

Nëse femra e martuar duket mirë me gjithë moshën – patjetër duhet dhënë dorën bashkëshortit të saj. Ajo është merita e tij

Nuk e ka munduar bashkëshorten e vet me sjellje të pahijshme. Nuk e ka munduar me punë të rënda. Nuk e ka akuzuar, nuk e ka kritikuar, nuk e ka qortuar, as me zë të vrazhdë nuk i është drejtuar.


E ka përqafuar, e ka puthur dhe e ka dashur. Dhe e ka lavdëruar dhe i ka bërë komplimente. Dhe e ka mbrojtur nga rreziqet. Dhe e ka ngushëlluar kur ka qenë e brengosur. Dhe falë sjelljes së mirë ka pasur bashkëshorte bukuroshe.

Në moshën dyzetvjeçare kjo është aq e dukshme! Femra e bashkëshortit të mirë është e bukur, elegante, e qetë. Qëndron ulur apo punon diç nëpër shtëpi. Apo thjesht shëtit dorë për dore me bashkëshortin në mbrëmje, ndërkaq të gjithë meshkujt e tjerë ia kanë lakmi. Mendojnë: përse bashkëshortja ime nuk është e tillë?

Pra, është e qartë pse nuk është – për bashkëshorten duhet kujdesur si për gjënë më të vlefshme, transmeton Telegrafi.

Si për një makinë të shtrenjtë. Dhe thjesht – si për një njeri. Dhe pranë çdo femre të martuar, jo më bukurosheje të re, qëndron ai të cilit duhet dhënë dorën – bashkëshorti i saj.

Dhe, natyrisht, ekzistojnë edhe dama të cilave bukurinë ia ka falur Zoti. Dhe me siguri edhe femra të cilat kanë e ruajtur bukurinë dhe dinjitetin në martesë të palumtur – mirëpo femra të tilla kurrë nuk ke mundësi t’i takosh. Patjetër duhet të kujdeseni për bashkëshorten tuaj nga ditët e rinisë – dhe atëherë me siguri do të jetë edhe femër e bukur, edhe femër e mençur. Dhe të gjithë do të thonë, i ka buzëqeshur atij njeriu fati me bashkëshorten!

Mbase edhe është ashtu. Mirëpo, para së gjithash, ajo është meritë e bashkëshortit të mençur dhe të mirë.

Dukja dhe karakteri i femrës varet shumë nga qëndrimi që e mbajmë ndaj saj.

Nga fjalët e mira bashkëshortet i bëjmë të shkëlqejnë dhe i rinojmë. Nga përqafimi bëhemi më belholla. Nga puthjet bëhemi më të bukura dhe më të mira…

Dhe pas femrës më të moshuar gjithmonë mund të shihni çfarë bashkëshorti ka – të mirë apo jo edhe aq të mirë. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Si të bësh para: Ç'ju mësuan prindërit e pasur fëmijëve të tyre?

Si të bësh para: Ç'ju mësuan prindërit e pasur fëmijëve të tyre?

Lifestyle
Warren Buffett tregon gabimin që të gjithë bëjmë me paratë dhe kursimet tona

Warren Buffett tregon gabimin që të gjithë bëjmë me paratë dhe kursimet tona

Stil
Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën

Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën

Këshilla Lifestyle
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Librat që na ndryshuan jetën: Flasin më të pasurit e botës

Librat që na ndryshuan jetën: Flasin më të pasurit e botës

Lifestyle
Kalo në kategori