LAJMI I FUNDIT:

Nëntë persona të vdekur dhe 680 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Nëntë persona të vdekur dhe 680 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Foto: Ilustrim

Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën edhe nëntë persona të infektuar me COVID-19 dhe janë regjistruar 680 raste të reja të infektuarve me këtë virus, nga 4,086 teste të kryera.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4,086 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 680 raste pozitive.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (69, 67, 53 vjeç), Gjakovë 2 raste (80, 79 vjeç), Deçan 1 rast (78 vjeç), Malishevë 1 rast (74 vjeç), Podujevë 1 rast (66 vjeç) dhe Viti 1 rast (65 vjeç)”, thuhet në raportin e IKSHPK”, transmeton Telegrafi.


Numri total i rasteve pozitive është 93,655 raste nga 443,122 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1,915 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 465 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 77,433 raste, kurse numri i rasteve aktive është 14.307.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 177 raste, Gjilan 58 raste, Ferizaj 51 raste, Gjakovë 51 raste, Mitrovicë 46 raste, Pejë 39 raste, Podujevë 32 raste, Vushtrri 28 raste, Fushë-Kosovë 21 raste, Kamenicë 20 raste, Viti 19 raste, Prizren 17 raste, Istog 14 raste, Klinë 14 raste, Lipjan 14 raste, Shtime 13 raste, Suharekë 10 raste, Hani i Elezit 8 raste, Deçan 7 raste, Malishevë 7 raste, Skenderaj 7 raste, Drenas 6 raste, Dragash 5 raste, Obiliq 5 raste, Rahovec 3 raste, Junik 2 raste, Kaçanik 2 raste, Shtërpcë 2 raste dhe me nga një rast komunat Novobërdë dhe Zubin-Potok”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori