Testosteroni është krucial për ndërtimin e muskujve dhe efektin në krevat, andaj kujdesuni për këto simptoma dhe patjetër kërkoni ndihmën e mjekut
Nëpërmjet receptorëve në organizmin tonë ky hormon përhapet nëpër organizmin tonë deri te truri, nëpërmjet eshtrave deri te enët tona të gjakut.
Mirëpo mungesa e testosteronit nuk do të ndikojë vetëm në efektin tuaj në palestër dhe në krevat, por mund të jetë shkaktar i problemeve serioze, transmeton Telegrafi.
Për të zbuluar nivelin e testosteronit në organizëm nevojitet të bëni teste të cilat përfshijnë marrjen e gjakut, ndërkaq 300 nanogramë gjak për decilitër apo më pak konsiderohet mungesë e këtij hormoni, thotë endokrinologu B. Anavalt.
Lajm i mirë është që me ndihmën e terapisë mund të eliminohet efekti negativ të cilin e bart kjo gjendje. Nëse vëreni ndonjë nga këto simptoma, patjetër kërkoni ndihmën e mjekut:
1. Dëshira e zvogëluar për seks
Testosteroni luan rol kyç në libidon e meshkujve. Me kalimin e viteve shumica e meshkujve ndien zvogëlimin e dëshirës seksuale.
Te meshkujt me nivel të ulët të testosteronit, reduktimi i dëshirës seksuale ndodh papritmas dhe vërehet më së shpeshti. Gjatë marrëdhënies seksuale, niveli ulët i testosteronit mund të vështirësojë arritjen e orgazmës.
2. Vështirësitë në arritjen e ereksionit
Testosteroni nxit dëshirën seksuale dhe ereksionin. Edhe pse testosteroni nuk është i vetmi përgjegjës për arritjen e ereksionit, ai stimulon receptorët e trurit për të prodhuar molekula që nxisin ereksionin.
Niveli i ulët i testosteronit mund të shkaktojë gjendje të ndryshme që vështirësojnë arritjen e ereksionit, duke përfshirë trashjen, diabetin dhe arterosklerozën.
3. Vëllimi i ulët i spermës
Testosteroni luan rol të rëndësishëm në prodhimin e farës, lëngut që ndihmon në lëvizshmërinë e spermës. Është shumë e thjeshtë: sa më e lartë të jetë shkalla e testosteronit, prodhimi i spermës po ashtu është më i madh.
Meshkujt me shkallë të ulët të testosteronit kryesisht vërejnë reduktimin e vëllimit të spermës gjatë ejakulimit.
4. Rënia e flokëve
Testosteroni është përgjegjës për një numër të madh të funksioneve trupore, duke përfshirë rritjen e fijeve të flokut.
Humbja e flokëve është pjesë natyrore e plakjes për shumë meshkuj. Megjithatë, meshkujt me nivel të ulët të testosteronit mund të vërejnë humbjen e qimeve në zonën e fytyrës dhe trupit, dhe jo vetëm në kokë.
5. Lodhja dhe mungesa e energjisë
Meshkujt me nivel të ulët të testosteronit ndihen shumë të lodhur dhe me shumë më pak energji.
Nëse shumicën e kohës jeni të lodhur, pavarësisht sasisë së gjumit, ose keni vërejtur që e keni më vështirë të lëvizni apo të motivoheni për ushtrime, është e mundshme që bëhet fjalë për nivel më të ulët të testosteronit.
6. Humbja e masës muskulore
Pasi që testosteroni luan rol të rëndësishëm në ndërtimin dhe forcimin e muskujve, niveli i testosteroneve mund të shkaktojë humbjen e masës muskulore dhe dobësimin e muskujve, veçanërisht të atyre në zonën e duarve, këmbëve dhe gjoksit.
Meshkujt që dëshirojnë të kthejnë masën muskulore do të vërejnë që kjo gjë në këtë periudhë është shumë më vështirë se më parë dhe atë për shkak të nivelit të ulët të testosteronit.
7. Rritja e përqindjes së yndyrave në trup
Nëse reduktimi i masës muskulore nuk paraqet problem duhet të kujdeseni për rritjen e përqindjes së yndyrave në trup.
Edhe pse shkencëtarët ende nuk kanë zbuluar arsyen e saktë, supozohet që po ashtu bëhet fjalë për reduktimin e nivelit të testosteronit në trup. Kështu, muskujt e fortë do të djegin yndyrat dhe kaloritë madje edhe në gjendje të relaksimit. Prandaj, nëse masa muskulore reduktohet, do të reduktohet edhe djegia e yndyrave dhe kalorive, çka shkakton rritjen e përqindjes së yndyrave në trup.
8. Reduktimi i masës eshtërore
Osteoporoza është gjendje për të cilën konsiderohet që shfaqet vetëm tek femrat. Megjithatë, meshkujt me nivel të ulët të testosteronit po ashtu mund të vërejnë dobësimin e eshtrave.
Testosteroni është i rëndësishëm për ndërtimin dhe forcimin e indit eshtëror. Meshkujt të cilët me vite kanë nivel të ulur të testosteronit kanë rrezik më të madh nga fraktura e eshtrave, veçanërisht në zonën e ijëve, këmbëve dhe brinjëve.
9. Ndryshimet në diskonim
Femrat kryesisht vërejnë ndryshime të shpeshta të disponimit gjatë menopauzës, kur në trupin e tyre bie niveli i estrogjenit. Meshkujt me nivelin e ulët të testosteronit ndiejnë simptoma të ngjashme.
Testosteroni merr pjesë në funksione të ndryshme trupore dhe ruajtjen e shëndetit të pjesëve të ndryshme të trupit duke përfshirë edhe shëndetin psikik. Shkencëtarët kanë konstatuar që meshkujt me nivel të ulët të testosteronit kanë rrezik më të lartë nga krijimi i depresionit dhe mungesa e koncentrimit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje