LAJMI I FUNDIT:

Nëntë muaj burg për mësuesin që pranoi se ndërhyri në notat e djalit të tij dhe të nxënësve të tjerë

Nëntë muaj burg për mësuesin që pranoi se ndërhyri në notat e djalit të tij dhe të nxënësve të tjerë
Foto: Ilustrim

Pasi e kishte pranuar fajësinë në shqyrtimin fillestar, i akuzuari për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar dhe falsifikim të dokumentit zyrtar, Fehmi Ramaj është dënuar me nëntë muaj burgim.

Për këto dy vepra penale, ai po akuzohej se si mësues i nivelit të ulët shkollor, në Shkollën Fillore dhe e Mesme e Ulët “Shote Galica”, në fshatin Tërdec të Drenasit, ka ndërhyrë në ditarë ku në lëndën e Biologjisë, ka përmirësuar notat e 11 nxënësve, përfshirë edhe djalit të tij, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Me rastin e shpalljes së aktgjykimit, të hënën, gjykatësi Vesel Ismajli ka deklaruar se i akuzuari për veprën penale të keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar shpallet fajtor dhe dënohet me gjashtë muaj burgim.

Me gjashtë muaj burg, ai është dënuar edhe për veprën tjetër penale të falsifikimit të dokumentit zyrtar.

Ndërkaq, dënimi unik i shqiptuar nga gjykata është nëntë muaj burgim, i cili do të ekzekutohet 15 ditë pasi të aktgjykimi të bëhet i plotfuqishëm.

Gjykatësi Ismajli, deklaroi se gjykata e ka vërtetuar se i akuzuari ka kryer dy veprat penale për të cilat akuzohen mbi bazën e provave materiale që shihen në shkresa të lëndës, por edhe nga vet pranimi i fajësisë për dy veprat penale për të cilat është akuzuar.

Më 4 mars, në shqyrtimin fillestar, Ramaj kishte pranuar fajësinë për dy veprat penale që i viheshin në barrë nga ana e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Sipas aktakuzës së përpiluar më 27 dhjetor 2019, i akuzuari Ramaj më 30 maj 2014, rreth orës 16:00, në Shkollën Fillore e Mesme e Ulët “Shote Galica”, në fshatin Tërdec të Drenasit, duke shfrytëzuar detyrën zyrtare, në cilësinë e personit zyrtar-mësues i nivelit të ulët shkollor, kujdestar i klasës së katërt, ka keqpërdorë detyrën e tij zyrtare.

Në aktakuzë thuhet se këtë e ka bërë me qëllim që të përfitojnë dobi të tjerët, ashtu që ka tejkaluar kompetencat e tij, duke ndërhyrë në ditarin e klasës IX/1, ku sipas dëshirës së tij kishte përmirësuar notat ekzistuese të gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor 2013/14, në lëndën e Biologjisë, pa dijeninë e arsimit të lëndës.

Në aktakuzë thuhet se i akuzuari kishte ndërhyrë në notat e 11 nxënësve, duke përfshirë edhe djalin e tij, e duke i përmirësuar notat e tyre, me çka ka ngritur notën mesatare të tyre për të gjitha lëndët mësimore kishte përmirësuar edhe sukseset e tyre të përgjithshme.

Me këtë, akuzohet se ka kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Ndërkaq, sipas dispozitivit të dytë të aktakuzës, ai akuzohet se ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare duke shënuar të dhëna të rreme në dokumentin zyrtar, ashtu që pasi kishte marrë ditarin e klasës së IX, në lëndën e Biologjisë i kishte notuar 11 nxënës të kësaj klase, me nota sipas dëshirës së tij, pa dijeni të arsimtarit të lëndës, tani dëshmitarit Hysen Halilaj.

Me këtë, akuzohet se ka kryer veprën penale “falsifikimi i dokumentit zyrtar” ne bashkim real me veprën nga pika 1 e dispozitivit te aktakuzës. /Betimipërdrejtësi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Elfije Boletini
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Lajme
Kalo në kategori