Nëntë aksidente në Shkup, një person i lënduar

Në rajonin e Shkupit gjatë ditës së kaluar kanë ndodhur gjithsej 9 aksidente trafiku, në të cilat një person person ka marrë lëndime, ndërsa në tetë aksidente është shkaktuar vetëm dëm material.
Policia rrugore ka sanksionuar 17 shoferë, të cilët kanë rejtuar makinën me shpejtësi më të madhe se e lejuara, ndërsa nga komunikacioni janë përjashtuar 23 shoferë, të cilët kanë qenë pa leje për vozitje, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga SPB Shkup informojnë se janë dhënë 108 dënime për parkim të parregullt, ndërsa me "merimangë" janë larguar 69 makina./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
16/04/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate

















































