LAJMI I FUNDIT:

Autobusë të rinj elektrikë për kryeqytetin, Rama nënshkruan Marrëveshjen për kredi

Autobusë të rinj elektrikë për kryeqytetin, Rama nënshkruan Marrëveshjen për kredi

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama sot nënshkroi Marrëveshjen për kredi prej 10 milionë eurosh me BERZh, në selinë e tyre në Londër, e cila do t’i jepet Trafiku Urban, kompanisë komunale të transportit publik në Prishtinë.

Në njoftimin e Komunës së Prishtinës thuhet se kjo kredi do të përdoret për blerjen e 30 autobusëve, gjashtë prej të cilëve janë autobusë elektrik me bateri dhe njëzet e katër të modelit EURO VI, së bashku me infrastrukturën për karikimin e tyre.


“Autobusët Euro-VI janë autobusë të rinj me naftë në përputhje me standardin e emetimeve Euro-VI, i cili kufizon emetimet që ata prodhojnë.

Kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama gjatë nënshkrimit të kësaj marrëveshje tha inkorporimi i autobusëve të parë elektrik në qytet dhe në vend është një moment kyç drejt tranzicionit të gjelbër.

“Kjo do të ketë një ndikim të prekshëm në jetën e qytetarëve tanë dhe do të ndërmarrë hapa kuptimplotë drejt një Prishtine më të shëndetshme dhe më të pastër.

Jemi shumë krenarë që vazhdojmë një bashkëpunim të ngushtë me partnerin tonë BERZh”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

Lajme
Momenti kur Edi Rama i përkulet shqiptarëve në Greqi

Momenti kur Edi Rama i përkulet shqiptarëve në Greqi

Lajme
Rrëfimi i fotografit shqiptar të 'Al Jazeera': Si i dokumentoi krimet e luftës në Kosovë përmes fotografive

Rrëfimi i fotografit shqiptar të 'Al Jazeera': Si i dokumentoi krimet e luftës në Kosovë përmes fotografive

Lajme
​Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota

​Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota

Lajme
Euroactiv: Fillim i ri për dialogun Kosovë-Serbi pas zgjedhjeve europiane?

Euroactiv: Fillim i ri për dialogun Kosovë-Serbi pas zgjedhjeve europiane?

Lajme
Kalo në kategori