Nënshkruhet marrëveshja e zbatimit për projektin “Parku i Inovacionit dhe Trajnimit në Prizren”

Sot është nënshkruar marrëveshja e zbatimit ndërmjet Ministrisë së Financave, GIZ dhe Asociacionit PIT për zhvillimin e mëtejshëm të Parku i Inovacionit dhe Trajnimit (PIT) në Prizren nga partnerët në prani të ministres së Financave, Hykmete Bajrami dhe ambasadorit të Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde.
Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi nga kjo ministri, ku thuhet se Bajrami mirëpriti mbështetjen gjermane për projektin e PIT, i cili po krijon një qendër rritjeje dhe të diturisë në Kosovë, dhe gjithashtu rikonfirmoi angazhimin e Qeverisë drejt një zbatimi në kohën e duhur të projektit përmes marrëveshjes së bashkëfinancimit që do të nënshkruhet këtë vit.
Ambasadori Rohde theksoi mbështetjen gjermane për zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të Kosovës, përfshirë këtu edhe forcimin e tregut të punës.
Parku i Inovacionit dhe Trajnimit në Prizren është një projekt i përbashkët kosovaro-gjerman që synon krijimin e një ambienti tërheqës biznesi për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, i cili do të kontribuojë në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të Kosovës.
Rëndësia e projektit theksohet më tej në vazhdën e efekteve të COVID-19 për faktin se përfaqëson një mundësi për krijimin e vendeve të punës pasi u siguron sipërmarrësve dhe ndërmarrjeve të reja një vend për zbatimin e ideve të tyre inovative, bashkëpunimin dhe përshpejtimin e aftësive.
Gjermania dhe Kosova kanë siguruar 12.5 milionë euro, një investim i shpërndarë gjatë tri vjetëve për të trajtuar nevojat infrastrukturore dhe të tjera të projektit të Parkut të Inovacionit dhe Trajnimit.
Zhvillimi i Parkut të Inovacionit dhe Trajnimit në Prizren implementohet nga GIZ Kosova në emër të Asociacionit PIT, përmes bashkëpunimit të ngushtë me projektet të tjera të GIZ, të cilat janë aktive në fushën e promovimit të eksportit, arsimit dhe aftësimit profesional. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Shkëlqimi i Tedore nga Kosova në “Artoza 2025”

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë