LAJMI I FUNDIT:

Nënkryetari Haliti takoi ambasadorin Zannier dhe Kryesuesin e OSBE-së në Kosovë, Braathu

Nënkryetari Haliti takoi ambasadorin Zannier dhe Kryesuesin e OSBE-së në Kosovë, Braathu

Nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Xhavit Haliti, ka takuar sot Komisionerin e Lartë për Pakica Nacionale, ambasadorin Lamberto Zannier dhe Kryesuesin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Jan Braathu.

Sipas njoftimit për media, në takim u diskutua për zhvillimet aktuale politike në Kosovës, për rolin e OSBE-së dhe mbështetjen e kësaj të fundit për zhvillimin e demokracisë në vend ndër vite dhe ndërtimin e institucioneve demokratike.


Nënkryetari Haliti theksoi nevojën e prezencës së Kosovës në mbledhjet e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, dhe për këtë kërkoi mbështetjen e ambasadorit Zanier.

“OSBE-ja në Kosovë është në shtëpinë e saj dhe si e tillë do të trajtohet”, theksoi Haliti.

Sipas njoftimit, Haliti njoftoi mysafirët me proceset politike nëpër të cilat po kalon vendi ynë, hapësirën dhe të drejtat ligjore dhe praktike që gëzojnë komunitetet pakicë, si në Kuvend, ashtu edhe në institucionet e tjera, dhe jetën politike e shoqërore në përgjithësi, dialogun me Serbinë, dhe nevojën e zbatimit të marrëveshjeve të arritura.

Në njoftim thuhet se ambasadori Zannier nga ana e tij, theksoi se Kuvendi mbetet në epiqendër të zhvillimeve politike në Kosovë dhe rrjedhimisht roli i tij mbetet i rëndësishëm.

Ai tha se OSBE-ja vazhdon të mbetet partnere dhe mbështetëse e rëndësishme e Kosovës në shumë procese zhvillimore të saj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori