Ku mbeti nëna e babit? Hë, paska pasur nënë edhe babi a?

Dikush mund të këtë harruar vetëm për një çast se edhe babi i tij kishte nënë!

Këtë pyetje duhet t’ia shtrojë vetës çdo njeri që shkruan. Shumë herë mund të ndodhë që të shkruani për babin, e të mos iu shkojë mendja për nënën, e cila ka lindur babin.

Nëna i ngjan zjarrit, ujit dhe ajrit, që bëjnë vet jetën. Nëna shkrihet e tretet si qiriu për të ndriçuar rrugën e jetës së fëmijës. Historia e zjarrit lidhet me nënën, ashtu siç lidhet historia e ujit me jetën. Që të gjitha kthehen në një pikë dhe bëjnë lidhjen organike që shfaqet mbi tokë e që quhet jetë.

Nga nëna buron jeta, por mos harroni se aty gjithmonë është baba, për të cilin keni shkruar shumë më tepër. Nëna merr mbiemër mashkulli në çdo rast, por jo të secili popull i botës që njohim. Është aq e vjetër kjo zgjidhje, sa zor që dikush do të mund ta arsyetonte me argumente të forta.

Ku mbeti nëna në luftë për mbijetesë në çdo situatë? Çfarë ishte sakrifica e saj për të rritur fëmijën, nuk mund ta përshkruaj asnjë penë shkrimtari.

Keni lexuar një roman për nënën, dhe keni parë e ndjerë sa shumë ka mbetur pa thënë e pa shkruar. Mund të numëroni edhe ca vepra letrare, romane për nënën, mund të recitoni edhe sa poezi të bukura e me përmbajtje për nënën, por çdo herë, në fund, do t’ju duket sikur ka shumë zbrazësi dhe nuk ia keni dal. Pas çdo leximi të cilit do shkrim për nënën, duket sikur gjithçka ka mbetur zbrazët që në fillim. Sado që keni zgjedhur fjalët duke shkruar për nënën, posa të lexoni do të thoni ; sa të varfra kanë dal fjalitë. Krejt kjo ndodhë kur kujtoni dashurinë e nënës për fëmijën, që jeni pikërisht ju vet.

Aq shumë ka mbetur për të shkruar për nënën, sa zor që mund kompensohet ndonjëherë.

A ka lufta fytyrë gruaje, nëne e vajze, pyet një shkrimtare e njohur, që në titull të një romani të saj? Nëse flasim apo shkruajmë për jetën, nuk mund të themi se kemi shkruar mirë, po që se nuk e kemi aty nënën me veprat dhe punën e saj. Çdo njeri që shohim a flasim me te, ka një nënë. Nëna e çdo njeriu, djali apo vajze është një femër që quhet nënë. Nuk është krejt puna te emri nënë, sa është dashuria dhe sakrifica e saj për të rritur një fëmijë.

Keni lexuar apo dëgjuar se fëmija mbetet jetim, vetëm nëse i vdes nëna. Nga kjo fjalë e urtë shihet se populli, me një fjali, e ka përshkruar më mirë sakrificën e nënës se çdo shkrimtar. Flitet shumë herë për pozitën e gruas në shoqëri, por nuk flitet as për së afërmi për nënën që rritë fëmijët. Zor se mund të gjendet një nënë e cila nuk sakrifikon edhe jetën e saj për të rritur një fëmijë.

Nëna nuk kursen kurrë kafshatën e gojës, e asnjë veshje të saj për fëmijën. Nëna edhe gjumin ia falë fëmijës së saj, edhe ëndrrat, edhe shëndetin edhe jetën, po të ketë nevojë. Pafund herë është dëshmuar kjo luftë e paparë, por edhe që nuk është përshkruar as për së afërmi në asnjë shënim. Provojeni të shkruani një fjalë të zgjedhur për nënën, zor se do ta gjeni atë që e ndieni thellë në zemër.

Nëse keni pretenduar të shkruani një letër për nënën, do bindeni se nuk mjafton. Po, edhe po të shkruani një roman me qindra faqe, do shihni vetë se nuk keni thënë e shkruar kujtimin e duhur për nënën e gjallë apo të vdekur.

A vdes nëna, do të thoshte dikush?

Vdes nëna si çdo njeri, por vdekja e saj në vetmi është e papërshkrueshme. Si do ta përshkruanit kur nuk ishit aty, kur ajo vdiq me sy qel për të parë fëmijën e saj? Jo pak shkrimtar me emër, i kanë hyrë kësaj teme, dhe secili heshti pas botimit, pasi nuk mund të thoshte se ia ka dal të përshkruaj si vdiq nëna. Asnjë fjali për nënën, nuk e përshkruan dot as një sekondë të jetës së saj.

Sa çaste jete kalon ajo, pa ndarë mendjen nga fëmijët e saj?

Asnjë!

Lindë nëna nënën dhe ashtu jeta përtërihet që kur njeriu u shfaq në tokë. Po babi, edhe ai lindi nga nëna hiq padyshim. Po njeriu ndodhë të shkruaj herë për nënën e herë për babin, pa menduar se ata vetëm së bashku ekzistojnë. Vetëm së bashku ata janë nënë e baba. Ata të dy janë një. Njëshi i vetëm i përbërë nga dy, që nuk ndahen. Ndahen edhe binjaket “siamez”, por nëna e babi nuk ndahen.

Nuk ka nënë e baba pa nënë e baba. Mund të flisni ndarazi për të dy, por ata janë bashkë, sa herë shqiptoni çdo fjalë. Asnjëri prej tyre nuk vjen në këtë botë pa tjetrin. Bile, edhe shkrimi, në të vërtetë nuk ka kuptim kur shkruani ndarazi, për njërin apo tjetrin. Një shënim pa emrin e njërit apo tjetrit është i kot.

Çdo fjalë është gjysmë fjale, pasi nënë pa baba nuk ka, ashtu siç nuk ka baba pa nënë. Ndarja e këtyre dy emrave, mbiemrave apo përemrave ai e ajo, që në vetën e tretë njëjës e shumës dalin bashkë, i zhdukë prindërit nga faqja e dheut, nëse në çfarëdo mënyre jeni përpjekur të shkruani për njërin apo tjetrin, pa përmendur rrjedhën e jetës e cila përbëhet nga dy.

S’ka nënë, s’ka babë. S’ka babë, s’ka nënë. Populli thotë s’ka as tokë pa diell e pa hënë. Pastaj vargjet dalin vet me rimë e ritëm. (“Fëmija pa nënë, si nata pa Hënë” pop). Edhe kjo fjali e urtë nuk është e plotë, nëse nuk ka për bazë edhe fjalën që e plotëson për ta bërë të gjallë qenien për të cilën flet e shkruan. Kështu ishte e kështu do jetë sa të ketë jetë mbi tokë. Bile studimet kanë dëshmuar se që në embrion, nëna mendon si nënë dhe babai si babai, megjithëse nuk flasin çartë derisa të rritën.
Shkrimtari mund të shkruaj për dashurinë e nënës, për jetën, për mundin e saj për të rritur fëmijët, për sakrificën e saj që nuk njeh kufij.

Aty edhe fillon dashuria për jetën e re. Qëkur fejohet, vasha mendon si nënë e ardhshme. Pastaj fillon puna për jetën që do burojë nga nëna e re. Me shekuj martesa është konsideruar e shenjtë dhe ashtu ka mbetur deri sot. Vajza është “ndër vade” dhe duhet të ruhet vet. Edhe të tjerët ashtu me kujdes duhet të sillen ndaj nënës së ardhshme. Kështu ndodhë edhe sot. Rrezikimi i familjes, rrezikon gjithë shoqërinë, gjithë shtetin, gjithë botën, gjithë njerëzimin. Kështu duhet parë shenjtëria e një familjeje burimore.

Amë e quanin shqip nënën dikur. Edhe vërtetë amë ishte, që do të thotë burim, burim i jetës. Atë e thërrisnin babain, ishte babi, ashtu siç e thërrasim sot. Atë ishte edhe perëndia. Të tre gjithherë përmendeshin me rastin e pagëzimit të të porsalindurit.

Pastaj rriten vajza e djali. Pa djalë, prapë nuk ka vajzë. Prapë, pa vajzë nuk ka djalë. Të dy janë si bima dhe shiu. Pa shi bima nuk rritet. Edhe midis shkretëtirës, po që se bie shi, shfaqet jeta menjëherë. Aty kthehet gjelbërimi, fara e të cilit është aty dhe vetëm pret ujin. Edhe vajza pa djalë është shkretëtirë që pret shiun. Ashtu është edhe djali shkretëtirë që pret ujin për të kthyer jetën atje ku duket se nuk ekziston. Mund të ketë ekzistuar jeta shumë para njeriut.

Askush deri sot nuk mund ta thotë saktësisht prej nga erdhi njeriu i cili e ka vetëdijen për ekzistencën e botës, zot i të cilës konsiderohet vet. Vajza e djali janë aq të lidhur sa mund të quhen lirisht si një qenie e vetme, pasi ndaras nuk mund të ekzistojnë. Vetëm kur ta kuptojmë kështu, do të shohim se e kemi kuptuar vlerën e jetës reale e cila ka fillimin dhe fundin e një gjallese, por jo të llojit. Krijesa merr fund vetëm me zhdukjen e gjinisë. Këtu edhe qëndron bërthama e jetës të cilën e jetojmë. Aq shumë të mira ka dhuruar natyra dhe ato të gjitha shtohen në bazë të gjinisë. Secili lloj në mënyrën e vet. Ndryshe nuk ka jetë. Aq të lidhura me njëra tjetrën janë të gjitha sa, çdo rrezikim i njërës apo tjetrës, rrezikon të gjitha.

Gjithçka është e lidhur deri në përbërjen atomike të çdo trupi. Njeriu vetëm kur ta kuptojë gjithë këtë ndërlidhje do të japi krejt kontributin e tij që i takon natyrshëm. Shkollimi, arsimimi dhe edukata, me kohë dolën në pah dhe u zhvilluan në masë të gjerë në gjithë globin për një arsye të thjesht: bota me krejt elementet dhe gjallesat që e përbëjnë, por që dihet se gjallesat përbehen nga elementet kimike, atëherë nuk ka nevojë për shpjegim më të hollësishëm se çka do të thotë kujdesi ndaj natyrës në përgjithësi. Mund të mos pajtohet vetëm i padituri me këto shpjegime. Thjeshtë e çartë është krejt jeta. Çfarëdo që prishë rendin dhe rolin e këtyre elementeve, që bëjnë jetën, shpejt i jep fund jetës mbi tokë. Nuk mund të ndodhë shpejt kjo shthurje mund të thotë dikush?

Njeriu është një nga faktorët që e ruan apo e rrezikon këtë zinxhir që është tepër i fuqishëm por edhe tepër i ndjeshëm. Nuk ka nevojë të mendoheni gjatë! Cili fëmijë ka lindur pa nënë e pa babë. Asnjëri. Cili nga ju ka ardhur në ketë botë pa nënë e pa baba? Është shumë thjeshtë kjo punë. Është e thjeshtë edhe vetë jeta, që për secilin është aq e çmueshme. Mund të mos i dihet nëna apo babai një fëmije por atë e sollën në jetë nëna e babai konkret. Ata, ndodhë të kenë vdekur menjëherë pas lindjes së një fëmije por, bebe është dëshmi se prindërit ishin aty. Familja është bërthamë e jetës së njeriut mbi tokë, andaj ajo duhet të ruhet e çmohet e zhvillohet, arsimohet e edukohet sa të jetë gjallë. Do të kemi familje të mirë, aq sa të kemi arsim dhe edukatë të mirë.

Në një ndejë rasti, një gazetar i njohur tha: “E dua gruan sepse ajo është nëna e fëmijëve të mijë. E dua sepse ajo më bëri burrë e baba, gjë që nuk isha deri atëherë”.

Nëse dikush ka bërë njëqind shënime për babin e asnjë për nënën, zor se mund të jetë bërë i njohur.