Sertan Sanderson
Sa herë që udhëtoj në Gjermani dhe kaloj nga autostrada A3, më kap një ndjenjë trishtimi kur shoh daljen që të çon në Solingen. Një qytet i njohur dikur për prodhimin e thikave dhe gërshërëve, u bë simbol për një nga krimet më të këqija të urrejtjes, të ndodhur në historinë e re të Gjermanisë.
Unë sapo isha futur në adoleshencë, kur pesë anëtarë të pafajshëm të një familjeje emigrantësh nga Turqia, u vranë nga një zjarr i vënë nga dora e njeriut. Sulmi u krye nga një grup neonazistësh. Pjesa më e madhe e anëtarëve të grupit kishin moshën time. Po ashtu, si pjesa më e madhe e viktimave.
Sulmi brutal më bëri që të merresha me identitetin tim. Meqenëse dhe vetë unë isha i huaj në një vend të huaj, përpiqesha që të kuptoja si duhej reaguar ndaj një urrejtjeje kaq të madhe.
Mevlude Genç më dha përgjigjen. Matriarkja që humbi dy vajza në sulmin e Solingenit, dy mbesa, fëmijë të fëmijëve – si dhe një mbesë, vajzë të vëllait apo motrës – më dha orientimin e duhur. Deri ditën që vdiq, më 30 tetor, ajo kërkoi pajtimin dhe faljen.
Për mua, gruaja që morri nënshtetësinë gjermane dy vjet pas sulmit ekstremist të djathtë të 1995-ës, është luftëtare e paqes dhe pajtimit. Zemërgjerësia e saj mund të krahasohet me atë të Nelson Mandelës dhe Nadia Muradit.
“Duke filluar që tani, ne duhet të jetojmë në vëllazëri, harmoni dhe miqësi, përgjithnjë. Unë nuk urrej askënd,” pati thënë ajo në një nga aktivitetet e shumta në të cilat kërkonte mirëkuptimin midis kulturave dhe besimeve fetare.
Me vdekjen e saj në moshën 79-vjeçare, dy vendet, Gjermania dhe Turqia, humbën një njeri model, një grua që dha një përgjigje të thjeshtë për një përzierje komplekse urrejtjeje ndaj të huajve, të cilën atë kohë fillova ta kuptoja në Gjermani.
Kur në vitet 2000 filloi një seri vrasjesh të qëllimshme të njerëzve me sfond migracioni (të njohura si vrasjet e NSU-së), Genç i drejtoi sërish një apel publikut duke i kërkuar të reagonte me arsye dhe me masë dhe të kishte besim, se autoritetet do t’i vinin dorasit në bankën e të akuzuarve.
Megjithë skandalet në procesin e hetimit të vrasjeve, Genç vazhdoi të kishte besim në frymën e saj pacifiste. Me çdo vlerësim që mori, përfshirë medaljen më të lartë në Gjermani, Kryqin e Meritave të RF të Gjermanisë, ajo zgjeroi fushatën për paqe.
Bota nuk është më ajo që ka qenë kur ndodhën sulmet e 1993. Në vend të bashkimit, është shtuar polarizimi. Vlerat janë zhvendosur, tabutë janë thyer, dhe migracioni vazhdon të shihet nga shumë vende si rrezik.
Urrejtja ndaj të huajve dhe sulmet raciste vazhdojnë të marrin jetë njerëzish në të gjithë botën, dhe emra të rinj i janë shtuar listës së vendeve që më ngjallin trishtimin kur udhëtoj nëpër autostradat e botës: Hanau, Kristçërë, Çautauqua.
Ndërkohë që shkruaj emrat e këtyre vendeve pyes veten: Çfarë do të kishte bërë Mevlude Genç po të kishte mësuar për sulmet e reja kundër të huajve? Duke u përpjekur të kthej përgjigje për këtë pyetje, unë arrij të kuptoj sa zili e kam këtë grua.
Unë do të doja të kisha aftësinë e saj, për të përballuar katastrofat me këtë njerzillëk të thellë. Unë do të doja, të kisha besimin se gjërat do të marrin dikur rrugën e duhur.
Mevlude Genç nuk u largua kurrë nga qyteti që kishte zgjedhur për të jetuar, Solingen, megjithë tragjedinë që përjetoi atje. “Unë kam jetuar këtu gjithnjë sikur të isha në vendin tim. E mira dhe e keqja janë pjesë e imja,” pati thënë ajo në një intervistë me rastin e 70 vjetorit të lindjes. “Do të qendroj këtu deri sa të vdes.” Faleminderit Mevlude. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E konfirmon Trump: Zelensky në Shtëpinë e Bardhë për të nënshkruar marrëveshjen për burimet natyrore dhe rindërtimin e Ukrainës

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Pas dënimeve, Dodik: Nga sot më nuk ekziston Bosnja dhe Hercegovina që keni imagjinuar

Trump ishte pajtuar me Putinin, por tani Rusia i 'hanë' fjalët për paqeruajtësit në Ukrainë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe