Në restorantin e njohur “Çka ka Qellu”, në Bronx, të New Yorkut, pronë e biznesmenit dhe veprimtarit Ramiz Kukaj, është mbajtur një mbrëmje falënderuese për të gjithë donatorët që ndihmuan nënat gjakovare, në mbrëmjen e madhe, e cila u mbajt për nder të 17 shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Kosovës, dhe mbledhjes së mjeteve financiare për Shoqatën “Thirrja e Nënave” në Gjakovë, pikërisht në 20-të vjetorin e të zhdukurve gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Me këtë rast, organizatori i kësaj mbrëmje, Ramiz Kukaj, i para disa ditëve është kthyer nga vizita e tij në Gjakovë, ku bëri edhe dorëzimin zyrtar të mjeteve të mbledhura, më 17 Shkurt, tha se nga Gjakova, sjellë një mesazh, një falënderim për të gjithë ata donatorët, që morën pjesë në mbrëmjen e 17 shkurtit, për të gjithë ata që dhanë kontributin e tyre në mbledhjen e mjeteve financiare, duke dhenë një ndihmë, jo vetëm për Shoqatën “Thirrja e Nënave” në Gjakovë, por edhe për të gjitha nënat kosovare që kanë humbur te dashurit e tyre 20 vjet më parë.
Ai u shpreh se nga takimi me përfaqësueset e shoqatës “Thirrjet e Nënave”, Nesrete Kumnova, Sanije Berisha dhe Ferdonije Qerkezi, gjënë rastin të përcjell dhe mesazhin, falënderues të marr prej nënave për tërë komunitetin shqiptarë në Amerikë, për ndihmën dhe mbështetjen që ata dhanë për nënat gjakovare.
“Pasi çdo gjë përfundojë me sukses të plotë, i falënderohem të gjithë donatorëve, që dhuruan ato mjetet financiare, edhe, ju që jeni mbledhur sot në këtë mbrëmje t’ju përcjell një falënderim, ngase ju, jo vetëm që me keni nderuar mua me këtë rast , por keni nderuar Nënat, që vazhdojnë të lotojnë e vazhdojnë të kërkojnë drejtësi, e gjithashtu keni nderuar edhe vetën tuaj e familjet tuaja me kontributin tuaj”, tha Kukaj.
Me organizimin e këtij eventi që bëri jehonë në Kosove, Shqipëri dhe diasporë, Kukaj, tha se besimi tek vetja e tij, se mund t’a bëja të mundur këtë event, dhe me ndihmën e të gjithë atyre që morën pjesë më donacione, ishte suksesi i 17 shkurtit, në festimin madhështor të 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, dhe njëherit edhe i mbledhjes së mjeteve financiare për Shoqatën “Thirrja e Nënave”.
Duke folur për takimin e tij, me nënat gjakovare, Kukaj theksoi se edhe pse nënat ishin të vetëdijshme për atë se çfarë ka bërë diaspora për vendlindjen e tyre, ato ishin të befasuara se si kaq shpejt dhe kaq korrekt u treguan shqiptarët në Amerikë, për mbledhjen e fondeve që kishin për destinim nënat gjakovare, të cilat gjatë luftës humbën më të dashurit e tyre.
“Kur shkova të dorëzojë mjetet financiare, nënat u bën si ato lulet që çelin menjëherë, kur mbas dimrit të acartë vjen ajo pranvera, dhe del një diell e të ngrohë zemrën sado pak. Pra ashtu i kam parë fytyrat e tyre”, tha Kukaj, i cili ishte edhe ideatori dhe organizatori i mbrëmjes Gala, për grumbullimin e mjeteve financiare për Shoqatën “Thirrja e Nënave” në Gjakovë.
Ndërkaq, për shefen e Misionit Diplomatik të Kosovës në New York, Teuta Sahatqija, ishte nderë dhe privilegj për veten e saj dhe të kolegeve nga Konsullata e Përgjithshme e Kosovës, që ndan së bashku me të ftuarit e kësaj mbrëmje falënderuese, një mesazh me ideatorin dhe organizatorin e grumbullimit të mjeteve financiare për Shoqatën “Thirrja e Nënave” në Gjakovë, Ramiz Kukaj, por edhe së bashku me të gjithë ata që u bënë pjesë e asaj nate të 17 shkurtit, dhe sidomos për të gjitha ato nëna e prind, që vazhdojnë të lotojnë për ata që nuk i kanë më në mesin e tyre.
Me këtë rast, ajo bashkë me Ramiz Kukajn, në emër të shoqatës “Thirrjet e Nënave”, ndanë mirënjohje për të gjitha ata që kontribuuan për grumbullimin e mjeteve financiare për nënat gjakovare.
“Unë sapo jam kthyer nga Gjakova, ku pata nderin të pritem nga drejtueset e Shoqatës “Thirrja e Nënave”, atje, dhe po ju sjell me këtë rast ju këtu, falënderimet dhe mirënjohjen e thellë të të gjitha nënave e prindërve, përfshirë Nusretin, Sanijen, Ferdonien, e shoqet e tyre, që i kanë humbur njerëzit më të dashur, zërin e vrarë në shpirtin e tyre, për të gjithë ju që me bujarin e juaj të njohur me dekada me radhë në diasporë, e treguat vetën sa herë që ua kërkojë nevoja, për Kosovën, Shqipërinë dhe vendbanimet shqiptare”, tha Sahatqija, duke përmendur edhe luftën për çlirimin e Kosovës, me Batalionin “Atlantiku”, ku vajzat e djemtë nga Amerika, shkuan të luftojnë për çlirimin e Kosovës, duke iu bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – UÇK-së.
Përndryshe, të gjithë ata që u nderuan mirënjohje nga Shoqata “Thirrjet e Nënave”, ishin të njëzëshëm se të gjitha bashkë pra, me komunitetin shqiptar në Amerikë, nuk do të ndalen për të ndihmuar kudo vendlindjen e tyre nga Amerika.
Megjithatë, ata apeluar te të gjithë diaspora, dhe njerëzit e vullnetit të mirë, që të vazhdojnë të jenë solidar me të gjitha nënat kosovare, të cilat për 20 vjet rresht janë në kërkim të më të dashurve të tyre, të cilët janë të zhdukur gjatë luftës në Kosovë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Ndalohet kontrabanda me mallra nga Maqedonia e Veriut – arrestohen të dyshuarit, të njëjtit sulmuan policinë në momentin e ndalimit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?