Nëna Axi Bontrager donte t’i bënte djalit të saj tortën e ëndrrave për ditëlindjen e katërt - atë me figurën e Spiderman.

Por, në vend të glazurës perfekte të kuqe, ajo mori një tortë rozë.


Megjithatë, “dështimi” i saj përfundoi me reagimin më prekës të vogëlushit.

Axi pranoi se përgatitja ishte një komedi e vogël gabimesh. Ajo u përpoq të bënte glazurën me ngjyrë të kuqe të ndezur, por ngjyra doli rozë e hapur.

“Më mbaruan bojërat ushqimore tre herë, dhe vetëm për glazurën harxhoja gjysmë ore. Në fund u dorëzova... Edhe vizatimi i rrjetës ishte shumë më i vështirë sesa kisha menduar”, shkroi ajo në postim.

Për Newsweek, ajo zbuloi se torta ishte dëshira e vetme e djalit të saj.

“Spiderman është obsesioni i tij aktual,” tha 32-vjeçarja. Shtoi se me këtë dëshironte të vazhdonte traditën familjare, pasi edhe nëna e saj i bënte torta për ditëlindje.

Edhe pse ndihmon çdo ditë ëmbëltarët e vegjël me marketingun në rrjetet sociale dhe shpesh sheh udhëzimet e tyre, ajo pranoi se këtë herë gjërat nuk shkëmbyen siç kishte planifikuar. /Telegrafi/