Një femër është arrestuar pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj tre fëmijëve të saj.

Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 23:10, në Viti.


Siç thuhet në raport, viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/