LAJMI I FUNDIT:

Nëna e Shpat Kasapit kandidate për deputete në listën e LSDM-së të Zoran Zaevit (Foto)

Nëna e Shpat Kasapit kandidate për deputete në listën e LSDM-së të Zoran Zaevit (Foto)

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë ka shpallur dje listat për deputetë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare ku vërehen edhe dy kandidatë shqiptarë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Gjylymsere Kasapi do të jetë e dyta në listën zgjedhore numër gjashtë, që i bie se do të jetë pas zëdhënësit të partisë, Petre Shilegov.


Thehet Shtabi zgjedhor i LSDM-së në Haraçinë
Lexo po ashtu Thehet Shtabi zgjedhor i LSDM-së në Haraçinë

Zaev ka thënë se listat janë bërë në përputhshmëri me kërkesat e shqiptarëve.

Zaev e demanton veten për listën e deputetëve (Foto/Video)
Lexo po ashtu Zaev e demanton veten për listën e deputetëve (Foto/Video)

nena-e-shpat-kasapit-1

Këto janë listat e LSDM-së, shikoni shqiptarët (Foto)
Lexo po ashtu Këto janë listat e LSDM-së, shikoni shqiptarët (Foto)

Gjylymsere Kasapi nuk është e vetmja shqiptare në listën e LSDM-së opozitare. Ish-gazetari Muhamed Zekiri gjithashtu është në listat e LSDM-së, në vendin e tretë në listën zgjedhore numër 2.

listi_-_04

Zaev e harron premtimin për gjuhën shqipe (Video)
Lexo po ashtu Zaev e harron premtimin për gjuhën shqipe (Video)

Kujtojmë se Gjylymsere Kasapi ka pasur një përvojë të hidhur kur në vitin 2011 ka qenë gjithashtu e dyta në listën e Demokracisë së Re të Imer Selmanit në zonën zgjedhore numër gjashtë, por ajo listë si gjithë listat tjera të kësaj partie, nuk nxorrën asnjë deputetë./Telegrafi/