LAJMI I FUNDIT:

Nëna e pesë fëmijëve detyrohet t’i durojë dhimbjet e tumorit shkaku i fëmijëve (Video)

Nëna e pesë fëmijëve detyrohet t’i durojë dhimbjet e tumorit shkaku i fëmijëve (Video)

Mensure Muharremi nga fshati Llopat i Kumanovës është nënë e 5 fëmijëve nga 1 vjeç deri në 14. Ajo vuan nga një sëmundje që nuk ka shërim në Maqedoni, ndërsa nuk ka para për t’iu nënshtruar operacionit jashtë vendit, raporton TV 21.

Mensure Muharremi vuan nga më shumë se një sëmundje, por ajo ka nevojë urgjente të operohet nga tumori në brendësi të veshit. Ajo ankohet se edhe ilaçet që i duhet t’i blejë, kushtojnë mjaft shtrenjtë.

“Mensurja na rrëfen se shpeshherë ngelet me dilemën a të ushqejë fëmijët apo të blejë barnat e domosdoshme, ngaqë siç thotë ajo, dhimbja është e padurueshme”, tha Mensure Muharremi.


Kjo nuk është hera e parë që Mensurja zgjatë dorën për ndihmë. Para 4 viteve një bamirës ia ndërtoi shtëpinë, pasi që ajo asokohe jetonte në një dhomë të vetme në shtëpinë e vjehërrve të saj.

Ajo thotë se e ka shumë të vështirë për të kthyer kokën kah bamirësit për të kërkuar zgjidhje, por thotë se dhimbjet që ajo përballon janë shumë të mëdha dhe nuk ka tjetër zgjidhje.

Mensurja tregon se përkundër gjendjes së saj shëndetësore, shpeshherë detyrohet të pastrojë shtëpi apo të punojë punë të tjera me qëllim që fëmijëve të saj t’u sigurojë di[ka për të ngrënë, ngase nuk ka zgjidhje tjetër. Bashkëshorti i saj punon privatisht, por paratë që ai i siguron nuk mjaftojnë për ushqim dhe gjëra tjera elementare. Përderisa po largoheshim ne e lamë Mensuren me fëmijët e uritur në krahë, me dhimbjet dhe me shpesën që një ditë çdo gjë do të ndryshojë për të dhe familjen e saj. /Telegrafi/

Mensure Muharremi

Info – 071 570166          210046645310119

https://www.youtube.com/watch?v=fYsJqLRcd9Q

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Politikë
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori