LAJMI I FUNDIT:

Nëna e 12 fëmijëve pretendon se është e varur nga bebet (Foto)

Nëna e 12 fëmijëve pretendon se është e varur nga bebet (Foto)

Cheryl Prudham nga Britania e Madhe, që është nënë e 12 fëmijëve, dëshiron sërish të mbetet shtatzënë meqë pretendon se është e varur nga bebet.

Reklama

Gruaja 34-vjecare e cila përfiton afro 60 mijë euro në vit për familjen e saj, po kërkon një donator që të kryejë ngjizje artificiale, sepse nuk do që të jetë në lidhje, transmeton Telegrafi.

Madje, ajo këmbëngul që nuk ka pasur asnjë shtatzënësi të padëshiruar dhe të gjitha i ka bërë me vetëdije, sepse e do procesin deri në lindje dhe të rrisë fëmijën.

Cheryl me partnerin dhe fëmijët gjatë vitit 2012

“E kam ëndërr që ta mbaj në duar një të sapolindur, në ditët e para të jetës së tij. Po ashtu më pëlqen se si ndihem kur jam shtatzënë, me të gjitha problemet dhe komplikimet nëpër të cilat duhet kaluar”, ka thënë Prudham lidhur me rastin.

Pasi ishte ndarë nga babai i gjashtë fëmijëve të parë, ka mbetur shtatzënë me burra të ndryshëm që ishte në lidhje.

“Askush nuk më dëshiron me tërë këta fëmijë, kurse unë e kam problem t’ia besoj dikujt”, ka shtuar ajo, duke dashur të qëndrojë gjithmonë beqare.

Herën e parë kur ishte bërë nënë, ishte një e pastreh që ndonjëherë jetonte në hostele në Kent, kurse tani e ka pronën e saj në Lancanshire.

Mirëpo, kjo po i kushton shumë shtetit, meqë taksat e qytetarëve po shkojnë te një grua që nuk mund të kujdeset për rritjen e familjes dhe i duhet ndihma. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Stuhia e fuqishme solli renë e çuditshme mbi Oklahoma, dukej sikur në shtetin amerikan kishte “shpërthyer bomba bërthamore”

Stuhia e fuqishme solli renë e çuditshme mbi Oklahoma, dukej sikur në shtetin amerikan kishte “shpërthyer bomba bërthamore”

Interesante
Keni 5 sekonda, a mund ta gjeni kalin pa bisht?

Keni 5 sekonda, a mund ta gjeni kalin pa bisht?

Interesante
Një skenë komike në asamblenë e OKB-së: Të gjithë po qeshin me veprimin e ambasadorit serb në SHBA

Një skenë komike në asamblenë e OKB-së: Të gjithë po qeshin me veprimin e ambasadorit serb në SHBA

Fun
Fari në Miçigan lëshon mesazhe në shishe duke ofruar qëndrime falas

Fari në Miçigan lëshon mesazhe në shishe duke ofruar qëndrime falas

Interesante
Ndodh edhe kjo – pas stuhisë Daniel në Greqi, kopeja e deleve ha 100 kilogram kanabis

Ndodh edhe kjo – pas stuhisë Daniel në Greqi, kopeja e deleve ha 100 kilogram kanabis

Fun
Ju keni sy të 'mprehtë' nëse mund të dalloni numrin 725 midis 'fushës' me numrat 775 në vetëm 7 sekonda

Ju keni sy të 'mprehtë' nëse mund të dalloni numrin 725 midis 'fushës' me numrat 775 në vetëm 7 sekonda

Interesante
Kalo në kategori