LAJMI I FUNDIT:

Nëna 29-vjeçare e tregon trukun se si ta nxirrni vetëm nga një faculetë të bebeve nga paketimi

Nëna 29-vjeçare e tregon trukun se si ta nxirrni vetëm nga një faculetë të bebeve nga paketimi

Një nënë ka marrë shumë lëvdata pasi e ka shpërndarë trukun e saj se si ta nxirrni vetëm nga një faculetë të bebeve.

Lauren Martin aksidentalisht e ka zbuluar këtë truk kur ka qenë duke e pastruar djalin e saj, transmeton Telegrafi.


Nëna 29-vjeçare e ka zbuluar mënyrën se si ta nxirrni vetëm një faculetë nga paketimi, në vend se t’i nxirrni disa njëherazi.

Ajo ka thënë se këtë e ka zbuluar kur aksidentalisht e ka larguar plastikën e hollë të brendshme dhe për herë të parë prej lindjes së djalit ka qenë e aftë ta nxjerrë vetëm një faculetë në vend se t’i nxjerr disa njëherazi.

Këtë ajo e ka postuar në një grup me nëna në Facebook, ku edhe ka marrë mijëra pëlqime dhe komente falënderuese. /Telegrafi/