Ylli i filmave aksion nuk ka përjashtuar mundësitë për të luajtur edhe një herë agjentin Bryan Mills dhe pse nuk dihet se çfarë suksesi do të ketë pjesa e tretë e këtij filmi.

“Nuk besoj se mund të bëhet edhe një pjesë për të kënaqur audiencën, por kurrë nuk i dihet”, ka thënë Neeson. 


“Do ta shohim. Do ta shohim se sa i suksesshëm do të jetë Taken 3”.

Neeson ka thënë se filmi mund të jetë edhe më i suksesshëm nëse largohet formula “familja nën kërcënim”.

“Nuk shoh Taken 4 deri në momentin kur Bryan Millsin e zhvendosin në një skenar krejtësisht tjetër nga ata që janë krijuar deri më tani”.

“Taken 3” do të jepet premierë sonte nëpër kinematë e Londrës. /Telegrafi/