LAJMI I FUNDIT:

Nebiu: Për shitjen e pronës së konfiskuar të Gruevskit miratim duhet të jep qeveria

Nebiu: Për shitjen e pronës së konfiskuar të Gruevskit miratim duhet të jep qeveria

Driton Nebiu, drejtor i Agjencisë për Menaxhim me Pronën e Konfiskuar sot ka folur për në lidhje me shitjen e pronave të konfiskuara të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski apo edhe të ish kreut të DSK-së, Sasho Mijallkov, ku sqaron se Këshilli Drejtues i Agjencisë që ai e drejton, ka vendosur për shitje, është përcaktuar çmimi, por pritet edhe miratimi nga qeveria.

“Për pronat e konfiskuara të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, unë si drejtor i Agjencisë për menaxhim me pronën e konfiskuar i kam drejtuar deri tek Këshilli Drejtues i Agjencisë. Këshilli ka votuar unanimisht për shitjen e atyre pronave, për të cilat kemi edhe vlerën e përcaktuar nga Byroja për ekspertizë ligjore. Gjithashtu e kam drejtuar edhe në Qeverinë e RMV-së sepse në fund të fundit na duhet dritë jeshile edhe nga qeveria”, deklaroi Driton Nebiu në “KlanDebat”.

Se kur do të dalin në shtije pronat e ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski, Nebiu thotë se përgjigjja duhet të kërkohet tek Qeveria e Maqedonisë së Veriut, i cili shtoi se, nga ana e agjencisë së tij janë kryer të gjitha procedurat.


“Këtë pyetje që ma parashtroni mua, ju kisha lutur që ta adresoni deri tek Qeveria e RMV-së sepse ne e kemi bërë tonën. Vendim dhe leje për të dalur në shitje na duhet nga qeveria”, tha Nebiu.

Nebiu deklaroi se vlera totale pronave të konfiskuara të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, arrin në 1.95 milionë euro. Vlerësimin, sipas Nebiut, e ka bërë Byroja për Ekspertizë Ligjore, duke shtuar se ka edhe një pjesë që ende nuk është vlerësuar.

Si pjesë e pronës së konfiskuar të Nikolla Gruevskit janë disa banesa dhe parcela në pjesë të ndryshme, kryesisht në kryeqytet.

Në trend Lajme

Më shumë
Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Lajme
Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Lajme
Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Lajme
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Lajme
Kalo në kategori