LAJMI I FUNDIT:

Në zgjedhjet parlamentare në Kosovë, vëzhgues edhe nga BE-ja

Në zgjedhjet parlamentare në Kosovë, vëzhgues edhe nga BE-ja

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, tha se 100 vëzhgues nga Bashkimi Evropian do të marrin pjesë gjatë zgjedhjeve të 11 qershorit që do të mbahen në Kosovë.

Daka tha se këtë konfirmim e ka marrë nga përfaqësuesja e BE-së Natalya Apostolova.


“Nga Apostolova mora konfirmimin se do të jenë 100 vëzhgues të cilët do të zbarkojnë të shtunën”, tha Daka.