LAJMI I FUNDIT:

Në zgjedhjet e 6 tetorit të drejtë vote kanë 1,937,869 qytetarë

Në zgjedhjet e 6 tetorit të drejtë vote kanë 1,937,869 qytetarë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur sot mbledhjen e radhës ku është bërë shqyrtimi dhe certifikimi i listës përfundimtare të votuesve për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Lista Përfundimtare e votuesve 2019 për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës përmban:


1,937,869 emra të votuesve, me dallim prej 111,733 votues më shumë, në krahasim me Zgjedhjet Lokale të datës 22 tetor 2017.

Numri i Qendrave të Votimit (QV) këtë vit është tetëqind e nëntë dhjetë e pesë (895), ku krahasuar me Zgjedhjet Lokale të 2017-ës, janë katër qendra të votimit më pak.

Numri i vendvotimeve është 2 mijë e 547, pra janë 42 vendvotime më shumë se në Zgjedhjet Lokale të datës 22 tetor 2017.

Në këto zgjedhje për herë të parë do të votojnë edhe 111
mijë e 733 qytetarë.

“87 mijë e 180 votues të rinj që pas Zgjedhjeve Lokale 2017 kanë arritur moshën tetëmbëdhjetë vjeç dhe që do të votojnë për herë të parë në Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës më 6 tetor 2019.

24 mijë e 553 votues që nuk kanë qenë në Listën Përfundimtare të Votuesve në Zgjedhjet Lokale 2017, e që mund të konsiderohen si votues të regjistruar për herë të parë në Regjistrin Qendror Civil midis dy palë zgjedhjesh ose votues që janë pajisur me dokumente të Republikës së Kosovës pas zgjedhjeve lokale 2017”, u tha në mbledhjen e KQZ-së.

Numri i emrave të personave që janë larguar si të vdekur pas Zgjedhjeve Lokale 2017 dhe numri i votuesve që kanë hequr dorë nga shtetësia e Republikës së Kosovës është: 46 mijë e 917. /Telegrafi/