LAJMI I FUNDIT:

Në vitin 2019 Shqipëria ka blerë energji çdo ditë nga 1 milion euro

Në vitin 2019 Shqipëria ka blerë energji çdo ditë nga 1 milion euro

Mbi 1 milion euro në ditë ka shpenzuar Shqipëria për të blerë energji nga importi gjatë 2019-s.

Ndryshimi i situatës hidrike me pasojë rënien e nivelit të ujit në Liqenin e Fierzës ka detyruar OSHEE që për janarin dhe javën e parë të shkurtit të importojë energji me vlerë 38,5 milionë euro për të siguruar furnizim pa ndërprerje.


“Gjatë vitit 2019, në janar është bërë një blerje energjie rreth 390 mijë megavat orë me një kosto të përafërt i bie 35 milionë euro pa TVSh e njëjta situatë e vështirë në furnizim i shfaq edhe gjatë periudhës 1 deri në 7 shkurt, sasia e energjisë prej 50 mijë mega u kontraktua për një kosto totale prej 3,8 milionë euro”, tha Elton Sevrani, drejtor i Divizionit Tregtar në OSHEE, raporton Top Channel.

Importet ndikojnë jo pak në financat e OSHEE dhe për rrjedhojë edhe në çmimin final të energjisë për konsumatorët familjare qe prej disa vitesh paguajnë 9,5 leke për çdo kilovat ore energji. Gjithsesi OSHEE thotë çmimi për qytetarët nuk do të preket. Sipas saj ka një përmirësim të situatës dhe kostot e larta e importit me rritje nga 60-70% do të përmirësohen gjatë pranverës.

“Në krahasim me 2018-n, janari ka rritur kostot për njësi një masë prej 60-70%, në krahasim me 2018, ne shpresojmë që në muajt e pranverës ta reduktojmë këtë kosto. Reduktimi i kostos për njësi nënkupton më shumë mundësi për mirëmbajtje dhe investime ne rrjetin e shpërndarjes dhe asnjë rast rritje të çmimit për klientë fundore”, tha Sevrani.

Nga gjithë sasia e energjisë së hedhur në rrjet deri e më tani për 2019-ën rreth 70% ka qenë nga importi.

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Lajme
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Lajme
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Kalo në kategori