LAJMI I FUNDIT:

Në vitin 2018, Modric shpenzoi dy milionë euro për bashkëlojtarët e tij: Ai u bleu të gjithëve në klub dhe kombëtare të njëjtën dhuratë

Në vitin 2018, Modric shpenzoi dy milionë euro për bashkëlojtarët e tij: Ai u bleu të gjithëve në klub dhe kombëtare të njëjtën dhuratë

Luka Modric është duke u përgatitur me Kroacinë për provën gjysmëfinale ndaj Argjentinës në gjysmëfinalen e sotme të Kupës së Botës.

Para ndeshjes foli bashkëpunëtori i tij Simon Bastiansen, i cili ka punuar me Modricin që nga Botërori 2018 në Rusi.

Modric dhe Bastiansen u takuan pas Rusisë: “Ai sapo kishte fituar Topin e Artë, në të njëjtin vit fitoi Ligën e Kampionëve dhe vendin e dytë në Kupën e Botës dhe u bë lojtari më i mirë i turneut, por kur e takova, kuptova se ai është ylli sportiv më i sjellshëm që kam takuar ndonjëherë. Dhe kam takuar shumë prej tyre”, ka thënë Bastiansen për mediat daneze.


Më pas ata u takuan në Zagreb dhe Bastiansen i solli Modricit një orë Breitling si dhuratë, i cili donte të punonte me futbollistin më të mirë të atëhershëm në botë.

“U ulëm për një pije dhe ai shikoi orën e tij. Në fakt, edhe unë po e shikoja dhe i thashë që mbante një orë shumë të bukur. Ai më falënderoi me mirësjellje dhe më pas, duket se i erdhi një ide”, tregon Bastiansen.

Në dorën e Modricit ishte një Daytona Rolex ari i kuq, dhe Bastiansen e dinte se kushtonte rreth 40,000 euro.

“Është një orë speciale”, i tha Modric më pas Bastiansen, i cili transmeton fjalët e kapitenit kroat: “Ai më thotë se e ka gëzuar veten me atë orë pasi fitoi Topin e Artë, por shton se ka blerë gjithsej 25 orë për shokët e tij te Real Madridi dhe 25 të tjera për shokët e tij te kombëtarja kroate. Por nuk ishin vetëm shokët e tij që morën dhurata, ai i bleu edhe për shoferët e autobusëve, mjekët, fizioterapistët dhe asistentët”.

Modriq, pra, shpenzoi dy milionë euro për ora për bashkëpunëtorët e tij më të afërt nga kombëtarja dhe klubi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Premier League
Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Kalo në kategori