LAJMI I FUNDIT:

Në vetëm 23 vjet, toka ka humbur 28 trilionë ton akull – shkaku i ngrohjes globale

Në vetëm 23 vjet, toka ka humbur 28 trilionë ton akull – shkaku i ngrohjes globale

Studiuesit kanë analizuar se sa akull është shkrirë si rezultat i ngrohjes globale që nga viti 1994. Rezultatet janë alarmante.

Ngrohja globale e dekadave të kaluara ka bërë që akullnajat dhe fletët e akullit të shkrihen në mënyrë dramatike.


Studiuesit britanikë kanë arritur në një rezultat alarmant pas vlerësimit të të dhënave satelitore midis vitit 1994 dhe 2017.

Në vetëm 23 vjet, toka ka humbur 28 trilionë ton.

Masa korrespondon me një fletë akulli të trashë 100 metra me madhësinë e Britanisë së Madhe, transmeton Telegrafi.

Rezultatet e publikuara tani konfirmojnë modelet më pesimiste të klimës dhe janë shkak për shqetësim të madh.

Sipas studiuesve, nuk ka dyshim se humbja e madhe e akullit është për shkak të ndryshimeve klimatike të bëra nga njeriu.

Sipas llogaritjeve të reja, niveli i detit mund të rritet me një metër deri në fund të shekullit.

“Çdo rritje e nivelit të detit, do të thotë që një milion njerëz duhet të zhvendosen”, tha autori i studimit Andy Shepherd.

Sipas studiuesve, tkurrja drastike e akullit ka një tjetër efekt të pakëndshëm anësor.

Më pak akull nënkupton që rrezatimi diellor pasqyrohet më pak fuqishëm në atmosferë – si në tokë ashtu edhe në ujë.

Studiuesit pajtohen që kjo gjithashtu do të përshpejtojë ngrohjen globale. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Konsumoi cigare, nuk u ushqye shëndetshëm dhe në moshën 110-vjeçare nuk vuan nga ndonjë sëmundje – njihuni me burrin nga New Jersey

Konsumoi cigare, nuk u ushqye shëndetshëm dhe në moshën 110-vjeçare nuk vuan nga ndonjë sëmundje – njihuni me burrin nga New Jersey

Interesante
Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Interesante
Birrë dhe udhëtime me taksi falas për të joshur qytetarët të votojnë në qytetin indian

Birrë dhe udhëtime me taksi falas për të joshur qytetarët të votojnë në qytetin indian

Interesante
Një çift në Angli janë bërë viralë pasi e kanë shndërruar kopshtin e tyre “gri” në një

Një çift në Angli janë bërë viralë pasi e kanë shndërruar kopshtin e tyre “gri” në një "oazë të bukur” me lule

Interesante
Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Fun
Macja mbeti pa mikeshën më të mirë, reagimi i saj “thyen zemrat”

Macja mbeti pa mikeshën më të mirë, reagimi i saj “thyen zemrat”

Interesante
Kalo në kategori