LAJMI I FUNDIT:

Në veri të Mitrovicës asnjë aplikim për legalizimin e armëve

Në veri të Mitrovicës asnjë aplikim për legalizimin e armëve

Fushata për legalizimin e armëve po karakterizohet me numër të ulët të kërkesave për legalizim të armëve pa leje. Vetëm brenda muajit të parë të kësaj fushate kanë aplikuar gjithsej 208 persona.

Këto shifra u bënë të ditura në konferencën e organizuar nga ministria e Punëve të Brendshme ku u shpalos progresi i deritanishëm, dhe planet konkrete lidhur me këtë fushatë për legalizim të armëve.


Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka ka thënë se në Kosovë ka përmirësim në luftën kundër trafikimit të armëve.

Sipas tij fushata ‘Me letra’, për legalizimin e armëve është një mekanizëm shtesë për rritjen e sigurisë, derisa theksoi se Kosova është përmirësuar ndjeshëm në luftën kundër trafikimit të armëve të zjarrit.

Kurse, Alessandra Roccasalvo, ushtruese detyre e përfaqësueses së përhershme e UNDP-së u shpreh se Kosova ka një kornizë të legalizimit të standardeve evropiane, si dhe disponon njerëz që dinë ta zbatojnë atë.

Ndërsa ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt gjatë kësaj konference në kuadër të fushatës për legalizimin e armëve u shpreh se siguria e Ballkanit Perëndimor rrezikohet nga rreth 60 milionë armë të dyshimta që mendohet se janë në këtë regjion.

Held ka lavdëruar institucionet e Kosovë që kanë ofruar bashkëpunim për luftimin e trafikimit të armëve.

E Drejtori i Departamentit Operativ në Policinë e Kosovës, Afrim Ahmeti u shpreh se interesimi i personave për të legalizuar armët pa leje është i ulët.

Sipas tij, duhet sensibilizim më i madh sa i takon qytetarëve që jetojnë në pjesën veriore të vendit, pasi që brenda këtij muaji asnjë aplikim nuk është bërë në atë pjesë për të legalizuar armën që posedon.

“Drejtoria e Prizrenit 22 raste, 7 janë për armë brezi dhe 5 për pushkë gjuetie. Drejtoria rajonale e Gjakovës 40 raste, 11 raste për armë brezi dhe 29 raste për pushkë gjuetie. Drejtoria rajonale e Pejës 36 raste 18 janë armë brezi, 4 janë armë gjuetie, 14 armë tjera. Drejtoria rajonale e Mitrovicës së Jugut është 7 aplikantë, prej tyre 5 janë për revole dhe 2 për pushkë gjuetie. Drejtoria rajonale e Mitrovicës së Veriut fatkeqësisht nuk është asnjë aplikim që kërkon një angazhim edhe të partnerëve dhe të gjithë neve që të bëjmë një sensibilizim më të madh që edhe qytetarët në veri të legalizojnë armët ilegale. Në total kemi deri më datën 23, 208 kërkesa për legalizim të armëve ilegale. Bazuar në numrin e aplikantëve deri më tani konsiderojmë se interesimi është i ulët”, ka deklaruar Ahmeti.

Gjatë kësaj konference u prezantuan edhe produktet e fushatës dhe plani i fushatës në mediat sociale.

Qytetarët duhet t’i plotësojnë këto kritere për të legalizuar armën që posedojnë: personi duhet t’i ketë mbi 21 vjeç, të ketë letërnjoftimin e Kosovës, ose leje qëndrimin, dhe të mos paraqes rrezik për sigurinë publike.

Fushata për legalizimin e armëve ka nisur më 17 dhjetor 2018, dhe do të zgjasë deri më 17 qershor të këtij viti, ndërsa kjo fushatë është mbështetur nga misioni i UNDP-së në Kosovë në partneritet me Qeverinë gjermane. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori