LAJMI I FUNDIT:

Në vendkalimin kufitar bullgar “Gjueshevo” ende përdoret shkurtesa IRJM

Në vendkalimin kufitar bullgar “Gjueshevo” ende përdoret shkurtesa IRJM

Një vit pas ndryshimet të emrit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, autoritetet e Bullgarisë në vendkalimin kufitar ‘Gjushevo’ ende punojnë me emrin e vjetër “Ish republika jugosllave e Maqedonisë’.

“Emri i ri Maqedonia e Veriut ende nuk është vendosur në sistemin elektronik të vendkalimit kufitar”, vërteton doganieri i vendkalimit kufitar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nuk janë ndërruar as shenjat e komunikacionit në drejtimin rrugor Qustendill – Gjueshevo. Nga zyra rajonale për mirëmbajtje të rrugëve në Qustendill nuk kanë përgjigje konkrete nëse po përgatiten dhe kur mund të vendosen udhëtregues të rinj me emrin e Maqedonisë së Veriut.


Megjithatë, emri i ri është në disa vende në hapësirën ndërkufitare, ndërkaq përdoret edhe në sistemin elektronik për dhënie të vizave për udhëtim nëpër Bullgari./Telegrafi/