LAJMI I FUNDIT:

Në vend të gërshërëve, ky stilist prenë flokët me shpatë dhe zjarr (Video)

Në vend të gërshërëve, ky stilist prenë flokët me shpatë dhe zjarr (Video)

Alberto Olmedo nuk është një stilist i thjeshtë i flokëve.

Ky stilist flokësh nga Spanja, shfrytëzon shpatat e gjata dhe të mprehta, për të zvogëluar volumin e flokëve.

Pjesën e padashur, ai e djegë me një flakadan, që lëshon nxehtësi të madhe, transmeton Telegrafi.

Me lehtësi shumë të madhe dhe përpikëri, Olmedo krijon stile të veçanta flokësh, duke përdorur mjete jo të zakonshme.


Më pas, për të bërë hollimin e flokëve, ai vë në gishta pjesë metalike me tehe të mprehta, të cilat heqin pjesët e padëshirueshme të qimeve.

/Telegrafi/