Në vend se mbrapsht, eci përpara – gjatë testit të vozitjes adoleshentja futet brenda në ndërtesë (Foto)

35:"© Buffalo (Minn) Police Department
Një adoleshente nga Minnesota e kishte lëvizur veturën përpara, në vend se mbrapa, derisa po bënte vozitje, bashkë me instruktorin e saj.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një 17-vjeçare e cila e kishte “humbur mendjen” gjatë testit të vozitjes, kur e vendosi në marshin për lëvizje përpara, duke u futur brenda një muri me tulla dhe dritareve të xhamit.
Dhe kjo “mos vëmendje” e adoleshentes i ka kushtuar instruktorit të saj – ai tanimë gjendet në spital – edhe pse me lëndime jo serioze.
Për fat të mirë, adoleshentja dhe njerëzit brenda ndërtesës kanë shpëtuar të palënduar gjatë aksidentit. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
23/03/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate
















































