Gigi Hadid dhe Leonardo DiCaprio u panë duke u larguar nga restoranti i famshëm ‘Cipriani’ në qytetin e New Yorkut mes thashethemeve për romancë.

Modelja 28-vjeçare, e cila kohët e fundit mori pjesë në Met Gala, mbante një kapele bejsbolli dhe një pallto të gjatë kafe. Ajo kishte veshur një këmishë të bardhë ndërsa u pa duke zbritur shkallët nga restoranti.


Dhe aktori 48-vjeçar u përpoq gjithashtu të mos tërhiqte vëmendje me një kapele të zezë dhe një xhaketë. Ai gjithashtu mbante një maskë të zezë për fytyrën që të fshihej gjatë daljes jashtë.

70635749 12052801 Her look The 27 year old Guest In Residence designer kept a low  a 37 1683329700193

Leo, i cili prej muajsh thuhet se është i lidhur me modelen, shtoi xhinse dhe atlete të bardha për të kompletuar dukje e thjeshtë.

Gigi dhe Leonardo kanë bërë shumë pak për të mohuar thashethemet për lidhje kohët e fundit, pasi ata u panë gjithashtu duke marrë pjesë në të njëjtën festë në Zero Bond pas Met Gala.

70635751 12052801 Mingling Leo conversed with a male friend shaking his hand befor a 2 1683333125402

Kjo pason raportet e fundit se dyshja e përfolur janë 'ende duke qëndruar së bashku' pasi ata 'shijnë shoqërinë e njëri-tjetrit', sipas një burimi të Entertainment Tonight.

Kujtojmë që Gigi ka edhe vajzën Khai dy vjeçare me ish të dashurin Zayn Malik.

70635765 12052801 Night out The two dismounted stairs separately and were in good  a 38 1683329700348

Modelja dhe aktori u lidhën fillimisht në mënyrë romantike vitin e kaluar në shtator 2022, pasi u panë duke kaluar kohë cilësore së bashku gjatë Javës së Modës në New York.

Gigi dhe Leo gjithashtu ndezën zjarrin e thashethemeve për lidhje pasi të dy u panë në të njëjtën festë të “Oscar”-it në fillim të këtij viti.

70635761 12052801 Spotted The runway regular s long blonde hair streamed out from  a 1 1683333125304

Para kësaj, Gigi u pa teksa po dilte nga një festë para “Oscars” në Los Angeles, ku ishte i pranishëm edhe aktori i “The Wolf of Wall Street”.

70635761 12052801 Spotted The runway regular s long blonde hair streamed out from  a 1 1683333125304 1

Kjo vjen pasi Leo thuhet se ka qenë i dëshpëruar për të 'zhveshur' imazhin e tij të lidhjeve vetëm me femra nën moshën 25 vjeç, ndërsa është i vendosur në një marrëdhënie 'më të pjekur'.

Leo ishte në një lidhje pesëvjeçare me modelen Camila Morrone, 25 vjeç, nga e cila u nda vitin e kaluar. /Telegrafi/