Në varrim të Eldion Kelmendit mori pjesë edhe Xheneta Fetahu

Ceremonia mortore e mbajtur në fshatin Pavlan të Pejës për 15-vjeçarin Eldion Kelmendi, vëllain e këngëtarit Besart Kelmendi (Gjesti), ka mbledhur qindra qytetarë, të afërm, miq dhe kolegë të afërt të familjes.
Mes shumë figurave publike që shprehën dhimbjen dhe solidaritetin e tyre, të pranishëm ishin edhe ish-banorë të Big Brother VIP Albania edhe Big Brother VIP Kosova.
Në mesin e tyre u pa edhe Xheneta Fetahu, e cila u bë pjesë e ceremonisë për të qëndruar pranë Gjestit dhe familjes së tij në këtë ditë të rëndë.

Ajo, së bashku me ish-banorët e tjerë si Egli Tako, Danja dhe Rizarta, u panë të afërm me Gjestin, duke e mbështetur me fjalë dhe përqafime ngushëllimi.
Pjesëmarrja e Xhenetës në këtë ceremoni tregon edhe njëherë se lidhjet e krijuara gjatë eksperiencës në reality show shkojnë përtej lojës dhe ekranit.

Në këto momente të vështira, të gjithë ish-banorët e pranishëm kanë treguar unitet dhe mbështetje të sinqertë për fituesin e edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania.
Pamjet nga varrimi pasqyrojnë qartë dhimbjen e thellë të familjes dhe miqve, por edhe solidaritetin e atyre që ndanë me Gjestin kohë të rëndësishme në publik. /Telegrafi/



























































