Në Universitetin e Tetovës, më 29 dhjetor 2016 do të mbahen zgjedhjet studentore për kryetar të Parlamentit Studentor të UT-së, si dhe zgjedhjen e kryetarëve të Parlamentit Studentor në të gjitha fakultetet e UT-së, dhe anëtarët e tjerë të këtij Parlamenti. Vendimi për shpalljen e zgjedhjeve për kryetar të Parlamentit Studentor të UT-së u soll më 12 dhjetor 2016, nga Komisioni Zgjedhor i Parlamentit Studentor, kështu njoftojnë për Telegrafi Maqedoni nga UT.
Në këto zgjedhje të garojnë dy kandidatë për kryetar të Parlamentit Studentor të Universitetit të Tetovës, studenti i Fakultetit të Administrimit të Biznesit, Argëtim Arifi dhe studentja e Fakultetit Juridik, Donika Kamberi, të cilët për t’i paraqitur kandidaturat e tyre kanë grumbulluar më shumë se njëmijë nënshkrime nga studentët. Të dy kandidatët tani më kanë filluar fushatën e tyre, duke shpalosur para studentëve platformën dhe programin e tyre, si dhe kandidatët për kryetar të Parlamentit Studentore nëpër Fakultetet e UT-së dhe anëtarët e tjerë të këtij organi.
Kandidatja për kryetar të Parlamentit Studentor të UT-së, Donika Kamberi, fushatën për promovimin e platformës e filloi para studentëve të Fakultetit Ekonomik, Juridik, Filozofik dhe Filologjik. Ajo, para studentëve tha se përcaktimi i sloganit.
,,Një kauzë, një e ardhme” ka për qëllim të qartësojmë vizionin tonë se deri ku pretendojmë të shkojmë ne si ekip, dhe misioni jonë varet nga ju studentët, me besimin dhe inkorporimin që ky mision të përmbushet dhe ky vizion të arrihet.
Misioni dhe vizioni janë në lidhje kauzale dhe jo rastësisht motoja ime përkon me historikun e vet universitetit, andaj kërkoj nga ju mbështetje për vazhdimin e kësaj kauze fisnike. Ndaj shërbimeve të jemi shume objektiv, decid dhe apelues, mesazhi ynë është imediat. Ne proklamojmë vlerat më të larta socialdemokrate. E rëndësishme është që të mos cenohet integriteti dhe dinjiteti i studentit. Vlerat tona mbi të cilat do të hapërojmë dhe tek të cilat besojmë janë: që të respektojmë diversitetin dhe ndryshimin, të jemi të hapur, transparent dhe të përgjegjshëm ndaj çdo kërkese. Të angazhohemi që mjedisin studentor ta përshkojë toleranca, harmonia dhe paqja, si dhe të bashkëpunojmë me organizata që të nxisim vetëdijen dhe kulturën”, tha me këtë rast studentja Donika Kamberi, kandidate për kryetar të Parlamentit Studentor të Universitetit të Tetovës.
Kandidati për kryetar të Parlamentit Studentor të UT-së, Argëtim Arifi, fushatën për prezantimin e platformës e filloi me studentët e Fakultetit të Administrimit të Biznesit në Kumanovë.
Nën moton ,,Vota jote ka peshë”, ai para studentëve të këtij fakulteti theksoi se nëse ai dhe ekipi i tij do të fitojë, do të angazhohet për një jetë studentore më të mirë, duke bashkëpunuar me të gjithë studentët, me qëllim që bashkërisht të realizojnë aktivitete të ndryshme, në të mirë të studentëve, universitetit dhe shoqërisë në përgjithësi në vendin tonë. Ditëve në vijim, studenti Argëtim Arifi platformën e tij do ta promovojë edhe para studentëve të fakulteteve të tjera të Universitetit të Tetovës.
Të dy kandidatët e kanë falënderuar Komisionin Zgjedhor të Parlamentit Studentor, si dhe udhëheqësinë e deritashme për angazhimin e tyre dhe kontributin që kanë dhënë dhe që vazhdojnë të japin gjatë këtij procesi zgjedhor. Deri më tani, në krye të Parlamentit Studentor të UT-së ka qenë studenti i Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë, Ardian Bilalli, kurse pas përfundimit të zgjedhjeve studentore, të cilat do të mbahen më 29 dhjetor do të mësohet emir i kryetarit të ri të Parlamentit Studentor të UT-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Vidhen pajisje pune në një zyrë brenda varrezave në Prizren

Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

“Interpelanca për anëtarët e Këshillit Gjyqësor”, Çaçarova Ilievska: Një kërkesë e tillë është precedent në historinë e vendit

Deputeti shqiptar në kantonin e Bernit: Në Zvicër familjet shpenzojnë 2.95% të pagës për energji elektrike, kurse në Kosovë 14.9%

Taravari: Nëse Kosovës i merret një copë tokë mund të jetë shkak i fillimit të një konflikti të madh

Kërkohet ndihma e qytetarëve për identifikimin e personit të dyshuar për kanosje në Prishtinë

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Kurti: Jemi në proces të marrëveshjes për njohjen e patentë shoferëve edhe me Kanadanë dhe Turqinë

Vdes një foshnje në Skenderaj derisa ishte në gjumë – policia nis hetimet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe