LAJMI I FUNDIT:

Në Twitter tani mund të cicëroni edhe me zë

Në Twitter tani mund të cicëroni edhe me zë

Twitter ka implementuar një përmirësim tjetër në platformën e saj. Përdoruesit e sistemit operativ mobil iOS tani mund të shtojnë mesazhe zanore në cicërimat e tyre, të cilat do të plotësojnë mesazhet me tekst të shkurtër.

Kur krijoni një cicërimë të re, pronarët e pajisjeve të Apple do të kenë një buton për të shtuar mesazhe zanore (të vendosura ngjitur me butonin që ju lejon të shtoni foto nga aplikacioni i kamerës ose galleria e telefonit).


Mesazhet zanore mund të jenë të gjata deri në 140 sekonda dhe mund të lëshohen në player të caktuar.

Ende nuk ka ndonjë koment se kur përdoruesit e Android do të marrin të njëjtën veçori, por është e sigurt që do të ndodhë në të ardhmen e afërt.