LAJMI I FUNDIT:

Në Turqi ka dyshime mbi ekzekutimin e vrasësit të ambasadorit rus (Video)

Në Turqi ka dyshime mbi ekzekutimin e vrasësit të ambasadorit rus (Video)

Prokurorët turq po hetojnë arsyet përse polici që vrau ambasadorin rus në Ankara nuk u kap i gjallë. Të dhënat e para tregojnë se 22-vjeçari Mevlut Mert Altintas ka vazhduar të qëllojë mbi policinë, edhe pasi efektivët e kishin plagosur në këmbë.

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan i mbrojti veprimet e forcave të rendit. Ka spekulime mbi arsyet përse agresori nuk u kap i gjallë, tha ai, por shikoni çfarë ndodhi në Besiktas kur tentuan të bënin të njëjtën gjë. Me këto komente, kreu i shtetit turk iu referua dy shpërthimeve pranë stadiumit të ekipit sportiv të Stambollit, ku vdiqën 44 vetë, shumica policë.

Pamje të reja: Momenti i plotë i ekzekutimit të ambasadorit rus në Turqi (Video,+18)
Lexo po ashtu Pamje të reja: Momenti i plotë i ekzekutimit të ambasadorit rus në Turqi (Video,+18)

Njëri prej kamikazëve e hodhi veten në erë pikërisht në kohën që ishte rrethuar prej forcave të sigurisë.


Me kërkesë të presidentit Putin, përcjell TCH, ngjarjen e rëndë po e heton një ekip i përbashkët ekspertësh ruso-turk.

Analistë politikë në Turqi mendojnë se vrasja e ambasadorit mund ta afrojë edhe më shumë Turqinë me Rusinë, e cila mund ta shfrytëzojë këtë moment për t’i kërkuar Ankarasë lëshime të tjera në politikën e jashtme.

Vritet ambasadori rus në Ankara (Video, +18)
Lexo po ashtu Vritet ambasadori rus në Ankara (Video, +18)

“Me evakuimin e Aleppos, në një mënyrë apo një tjetër të vënë në brazdë, një tragjedi e re mund të afrohet në horizont, ajo e zonës së Idlibit. Dhe Turqia atje mund të kishte vepruar ndryshe po të mos ishte për këtë vrasje”, tha Ahamed K. Han, analist politik turk.

“Pas këtij episodi, Turqia me shumë gjasë do të ndryshojë një pjesë të mirë të “qëndrimit të saj në çështjen siriane. Moska do të jetë më dominuese në diplomacinë e saj dhe do t’i kërkojë Ankarasë të lëshojë pe”, thotë Fatih Ozbay, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare.

Ambasadori Andrei Karlov u qëllua pas shpine ndërsa mbante fjalën në inaugurimin e një galerie arti në Ankara. Mes 11 personave të arrestuar deri tani për ngjarjen janë dhe babai, nëna, motra dhe kolegu i dhomës së Altintas.

Në trend Botë

Më shumë
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Amerika
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Amerika
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Amerika
Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Amerika
Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Amerika
Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Amerika
Kalo në kategori